14.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Vala e kapur

Vala e kapur

Është natë e fryen erë
Sa dhe flokët ndërrojnë formë
Bëhesh me frizurë të re
Të thotë era e bajsh me shëndet
Në zemër të Durrësit
Në bregdet
Peshkatari pret e pret
Çka po ndodh e çfarë po ngjet
A mund t’i ngjitet diç në grep
Është natë fryn erë
Që përqafon e përkëdhel
Ecin njerëzit kalimtarë
Ca andej e ca këndej
E këndshme është kjo shëti
Dikush pyet me çudi
Ç’bën në këtë natë ky peshkatar
Që në kokë mban këtë kapelë
A nuk ndien ftohtë tashti
A nuk e trazon kjo erë
Përsëritet pyetja nga tjetërkush
Ç’bën këtu ky peshkatar
“Shshshsht” bën era e flet ngadalë
-Po peshkon një valë të bardhë…