«Unë Bija e Atdheut «e autorës Amina Nuraj
Nën patronatin e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi dhe Këshillit kombëtar të shqiptarëve, në Galerinë e qendrës kulturore në Ulqin me mode rimin e shkëlqyer nga znj. Ardita Rama drejtoreshë e bibliotekës u përurua libri i shkrimtares nga Pazari i ri i zn. Amina Nuraj «Unë bija e atdheut».
Nga Neki Lulaj
Moderatorja në fillim të këtij manifestimi kulturor përshëndeti të gjithë të pranishmit në këtë eveniment kulturor e në veçanti Kryetarin e Lidhjes Demokratike për Malin e Zi zt. Saubih Mehmetin, Kryetarin e Këshillit kombëtar të shqiptareve në Malin e Zi zt.Faik Nika, Konsullin e Republikës të Kosovës në Malin e Zi si dhe mysafirët tjerë të ardhur nga Kosova dhe Shqipëria…!
Në vazhdim fjalën ja kaloi pishtarit të arsimit shkrimtarit dhe poetit zt. Ali Gjeçbritaj , i cili kishte bërë një analizë të thukët për këtë mbrëmje letrare duke theksuar se znj. Nuraj me tërë forcën e shpirtit dhe britmat e zërit të saj vjen nga hapësira si zë i vetmuar por me një këmbëngulësi të pa parë titanike . Kjo klithmë zëri vjen në ruajtjen e identitetit kombëtar. Duke bërë një rezistencë stoike e cila venë në rrezik vëthen e saj rrethin e ngushte familjar dhe shumë shqiptar në Sanxhak e me rrethin qe mendojnë si kjo. Në Sanxhak ,qe një shekull e në vazhdimësi zhvillohet një gjenocid një aparteid i pa parë nga regjimi fashizoid i Serbisë. Te cilën nuk e dinë askush, me përjashtim të atyre shqiptarëve qe nuk kanë guxim të deklarohen shqiptar e qe jetojnë në Pazarin e ri e në Sanxhak me rrethinë. Gjeçbritaj në vazhdim të rezymesë mbi librin në fjalë tha ky libër nuk është i dobishëm vetëm të lexohet por të studiohet me përpi kmeri të mësohet për fatin e shqiptarëve atje të cilët sipas autores se librit bëjnë një rezistencë të heshtur ankthi e frige. Libri «Unë bija e atdheut «përmban gjithsejte 191 faqe i cili është edhe libër autobiografik por ka edhe një histori të dhimbshme familjare i ilustrua edhe me shumë fotografi përsonazhesh.
Autorja e librit është e lindur me 25 prill 1997 në Pazarin e ri dhe rrjedhë nga një familje me tradita të forta shqiptare. Nga libri siç pohon referuesi Ali Gjeçbritaj ,mësova se si ruhët më fanatizëm identiteti kombëtar me çka e përgëzoi autoren në fjalë për bujarin dhe trimërinë e saj. Dhe krejt në fund të fjalës se tij tha lus lexuesin e mirëfillte qe ta lexon me përkushtim në mënyrë qe të vjelë nga ky libër edhe shumë gjera interesante qe nuk i thashë unë.
Në vazhdim drejtoresha e bibliotekës së Ulqinit znj. Ardita Rama, pra të pranishmit lexojë një tregim nga shumë tregime qe përmbante libri me titull :Mësuesi me sy të shtrembër, i cili ishte shumë interesant dhe ngërthente ne vetvete një ngjarje rren qethëse të vet autores e cila tregon identitetin e vet dhe të Flamurit shqiptar. Gjatë këtij leximi rren qethës shumë pati emocioe çka nuk na munguan as lotët nëpër faqe.
Qe të ndyshohët sado kjo atmosferë e rendë rren qethëse u ftua poeti shkrimtari nga Kosova-Gjermania Neki Lulaj, me një Poezi, i cili në fillim të fjalës se tij tha :»Përgëzoj autoren e librit znj. Amina Nuraj një herët Kryetare e këshillit kombëtar në Sanxhak , duke u shprehur se ky libër po Përurohet në muajin nëntor, në Nëntorin e 117 -të te Kongresit të Manastirit në 113 vjetorin e Shpalljes se Mëvetësisë se Shqipërisë dhe pakë muaj më vonë në 18 vjetorin e Pavarësisë të Kosovës, andaj qëndro krenare dhe e pa thyeshme». Pastaj lexoi Poezinë : Më shumë se një lutje ,e cila nga të pranishmit u mirëprit me duartrokitje fren etike.
Në vazhdim të përurimit u shfaq një Dokumentar autor Marin Mema ‚gjiruar në pjesët e banuara me shqiptar në Pazarin e ri dhe në Sanxhak me rrethinë me fjalime të ndryshme dhe intervista. Ku mes tjerash një shqiptar thot mos na harroni dhe çdo iniciativë a nismë qe mirët nga Kosova ose Shqipëria duhet përshëndet duhet bëjnë më shumë për ne Prishtina dhe Tirana, nëse na ka harruar Zoti këto dy qendra nuk është dashtë të na harrojnë.
E një qytetar tjetër shqiptar shprehët kështu:
«Ë mos na harroni
Se ne jemi djegur
Për Shqipëri…
Pas këtij Dokumentari ,fjala ju dha autores së librit : Amina Nuraj,Unë Bija e Atdheut , e cila më shumë emocione evokoj kujtimet dhe përjetimet e saja të ndryshme e mes tjerash ajo tha » Në moshën 11 vjeçare për herë të parë kur kam vizituar Mitrovicën dhe jam befasuar me mikpritjen qe kam përjetuar në atje ,sepse ne rrethin ku jetoja për shqiparët më kanë thënë krejt diçka tjetër dhe qe nga ai moment në botë time shpirtërore çdo gjë ka ndryshuar qe nga ai moment unë kam gjykuar dhe menduar vetëm shqip.»
Kur jam shprehë në shkollë se Flamuri me shqiponjë është i imi unë kam patur shumë probleme edhe më mësuesin në klasë edhe me bashkëmoshataret në shkollë, isha e përbuzur. Mësuesi me tha ne e kemi flamurin e Serbisë kure unë i thash :Unë jam shqiptare kam flamurin me shqiponjë!.Punët u thelluan dhe kështu drejtor ati i shkollës u bëri vërejtje edhe prindërve te mi. Familja fillimisht nuk me ka përkrahur. Në moshën 16 vjeçare jam arrestuar nga milicija serbe për një poezi qe ja kam kushtua Adem Jasharit ,të cilët më kërcënonin duke me thënë Kush të paguan ty? Angazhimin tim nuk e kam ndalë në asnjë moment dhe atë nuk do ta ndalë kurrë !.Nëpër breza dhe faqet e historisë kemi qenë familje e përndjekur dhe persekutuar. Rinia e Sanxhakut është e ndrydhur si «misri nën Mokrën e mullirit» por tani më është edhe duke u vetëdijesuar se duhet dalë me çdo çmim nga kjo gjendje e rendë e këtij gjenocidi shpirtërore. Ne vuajmë më shumë se Çamët e çmerisë. Ju lutëm juve , mësoni për Historinë e Sanxhakut do të tmerroheni se, nëpër çfarë katrahurash kalon populli shqiptar. Ta dini edhe këtë ,se në Sanxhak janë asimiluar 380 mijë shqiptar. Dhimbja është e madhe e ne nuk do të ndalemi kurrë në kërkim të drejtave tona dhe te drejtat tona të vendosën aty ku e kane vendin. Pas 100 vitesh e kam hapur Këshillin kombëtar shqiptar në Sanxhak ,tha në fund të fjalës përmbyllëse znj. Amina Nuraj.

























