11.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

U kërcënua për bombë në Këshillin Gjyqësor dhe Gjykatën Speciale

Në orët e paraditës së sotme, Policia e Kosovës ka pranuar një telefonatë nga një qytetarë, i cili ka njoftuar se ka një mjet të dyshuar të vendosur në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Prokurorinë Speciale. Me të pranuar telefonatën, trupat e policisë së Kosovësa janë mobilizuar për ti marrë të gjitha masat për të parandaluar cfarëdo shpërthimi të mundshëm.

Deri diku rreth orës 15:00 të pasdites, Policia e Kosovës ka marrë të gjitha veprimet për të liruar më vonë  rrugën për qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

Në thirrjet telefonike që ka pranuar Policia e Kosovës e që kanë qenë tri sosh, është lajmëruar një mashkull, i cili ka kërcënuar me vendosjen e një mjeti shpërthyer në institucionet e lartëpërmenduara, ndërsa me theks të vecantë ka thënë se do ta bëjë këtë që të qojë në ajër Gjykatën Speciale.

Është bërë e ditur se ndër tjerash, Policia po punon fort në identifikimin e personit të dyshuar që ka bërë telefonatën, në mënyrë që të rasti të zbardhet sa më parë.