20.3 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Tubim perkujtimor per Skender Ibishin ne Schaffhausen te Zvicres

3 nentor 2018

Tubimi përkujtimor kushtuar veprimtarit Skënder Ibishi, u organizua në 16-mujorin e ndarjes së tij nga jeta. Me rastin e njëvjetorit, me 6 korrik të këtij viti, në Institutin e Historisë në Prishtinë u mbajt një Akademi Përkujtimore, organizuar në bashkëpunim me Shoqatën e të Burgosurve dhe të përndjekurve politik shqiptarë të Kosovës dhe Radion Kosova e Lirë. Ky tubimi përkujtimor i denjë për një veprimtar të paharruar të kombit e të atdheut u ndoq nga shume bashkeprimtare e bashkestdhetar te Skenderit

Fillimisht për jetën dhe veprimtarinë e Skënder Ibishit foli bashkëveprimtari ynë dhe i Skenderit Ibishit, i mirenjohuri Baca Nysret Hajdari.

Pas tij, fjalën e tij u ftua bashkëveprimtari i ngushte i Skenderit, Abdullah Prapashtica, i cili me nje fjale rasti vlersoi larte dhe nderoj vepren dhe jeten e Skender Ibishin.

Ne tubim morri pjese edhe veprimtarja dhe mbeshtetsja e çeshtjes shqiptare ne Zvicer, Regula Bachmann e cila aktivitetin e saj ne te mire te çeshtjes dhqiptare dhe komunitetit shqiptar te Zvicres e ka zhvilluar kryesisht ne Cyrih, por edhe ne Schaffhasen dhe vende tjera te Zvicres. Ajo ne fjalen e saj vleresoi larte dhe nderoj veprimtarine politike te Skenderit…

Pas saj, fjala iu dha bashkëveprimtarit Isuf Ismailin, i cili pas fjales se tij dhe rrefimin per bashkepunimin personal me Skenderin, nder te tjera lexojë edhe fjalën kuptimplote të drejtorit të Radios-Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi, fjale kjo qe eshte mbajtur nga profesor Ahmet Qeriqi në Akademine perkujtimore me rastin e njevjetorit te ndarjes se Skenderit nga ne, me 6.7.2018 ne Institutin e Historise ne Prishtine.

Bashkeveprimtari i radhes, Murat Bytyqin, i cili ka qenë edhe bashkëvuajtës burgu me Skender Ibishin dhe me të cilin në vijim kanë bashkëpunuar dhe hyrë e dalë pandërpre edhe familjarisht, mbajti nje fjale mjafte emocionale qe i beri me emocion edhe te pranishmit tjere.

Folesi tjeter i radhes ishte bashkeveprimtari i Skenderit, Selver Nuhiun, i cili ka patur një bashkëpunim të veçantë me Skenderin dhe i cili përpos bshkëveprimit me Skenderin gjithashtu kanë dalë e hyrë pandërprerë familjarisht. Ai ndriqoi pjese te angazhimit dhe funksioneve te panjohura te Skenderit me ish- kolegeve te tij te profesionit ushtarak.

Pas Selverit fjalen e morri bashkeveprimtati i mirenjohur dhe fqinji i Skenderit, i palodhshmi Agim Sylejmani, i cili pos tjerash eshte edhe autor i librit „Rrefime nga burgu“, ne te cilfn ka botuar edhe nje rrefim te Skender Ibishit.

Me nje fjale rasti per te shpalosur kujtimin per Skender Ibishin u paraqit edhe bashkevuajtesi i burgut, veprimtari Fehmi Berisha.

Pas tij pershtypjet per Skenderin i shpalosi edhe veprimtari i mirenjohur Dr. Xhevat Hasani.

Në fund të kësaj Akademie një fjalë përshëndetëse dhe falenderuese per pjesemarresit ne emer te familjes se Skender Ibishit te ndjere e mbajti edhe e bija e Skender Ibishit, Marigona, e cila në këtë tubim përkujtimor kishte ardhur enkas nga Prishtina.

Porosia nga organizatoret dhe te pranishmit ne kete tubim perkujtimor ishte që duhet t‘i përkujtojmë prore e të mos i harrojmë për asnjë çast të gjithë ata që kanë dhënë gjithçka për çlirimin e Kosovës nga robëria serbe.