14.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Tryezë në Tegelfenden të Argaut kushtuar mësimit plotësues në Zvicër

Në Tegelfenden në kantonin e Argaut, në njështëpi përkujdesje që drejtohet nga Merita Pinta, u mbajt një tryezë kushtuarmësimit shqip e organizuar nga LAPSH-i kantnal, drejtuar nga Rizah Demaj mepjesëmarrjen e ambasadorit të Shqipërisë, Ilir Gjoni, kryetarit të komunës sëKlinës, Zenun Elezi, Prof. Dr. Frashër Demaj, konsulles së Kosovës në  Cyrih,  Shukrije Ramadani e të tjerë 

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Në këtë tryezë të cilën e kishte ftuar kryesia e LAPSH-it Aargaut, drejtuar nga Rizah Demaj, ku merrnin pjesë Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ilir Gjoni, konsullja e Cyrihut,  Shukrije Ramadani dhe nga Kosova një delegacion i komunës së Klinës i kryesuar nga kryetari Zenun Elezi si dhe historiani  eminent, Prof. Dr. Frashër Demaj, përfaqësuesi i Ministrisë së diasporës, Shani Hamitaga, u shtruan një varg problemesh që e preokupojnë aktualisht procesin e mësimit plotësues shqip në Zvicër, e sidomos si më shqetësuese u vlerësua rënie e vazhdueshme e numrit të nxënësve.

Në këtë bisedë ku përfaqësuesve të lartpërmendur, morën pjesë e edhe mësuese e përfaqësues të prindërve, Vaxhid Sejdiu, Nehat Bulica, Hamëz Morina, Demë Osmani  Mimoza Dako u prekën shumë problemit, jo vetëm rreth çështjeve organizative, por edhe probleme të kuadrit mësimor në disa pika shkollore, si dhe nevoja për një mbështetje më të madhe institucionale nga shtetet prej nga vijnë fëmijët tanë, aq më parë që mësimi është kryesisht vullnetar dhe mësuesit kanë pagesa minimale, kryesisht nga ana e prindërve të fëmijëve.

U përmend se atje ku angazhimi i mësuesve është më i madh, nuk ndjehet ndonjë zvogëlim i nxënësve, por përkundrazi. Fenomeni tjetër është se derisa ka rritje në mësimin fetar, po bie dukshëm numri i nxënësve në mësimin plotësues , për të cilin u tha se duhet të gjejë mbështetje më të madhe nga shumë subjekte dhe të avancojë me metoda më joshëse për vet nxënësit, derisa mësimi i rregullt në gjuhët e vendit zhvillohet në kushte shumë të përparuara.

Në këtë bisedë krahas përfaqësuesve të institucioneve morën pjesë edhe mesës e përfaqësues të APSH-it kantonal të Argaut, por munguan ata të kryesisë LAPSH-it qendror në Zvicër. Nuk arrita të mësoj nëse ishin të ftuar apo jo, ndaj edhe këtu nuk dua të lëshohem në atë se çka u tha për atë kryesi

E veçanta e kësaj tryeze ishte se ajo u organizuar në një rezidencë, gjegjësisht atë Primapflege, në lokalitetin Tegelfenden, që udhëhiqet nga zonj. Merita Pinta, e ku thuaja se gati gjysma e personelit janë femra të reja shqiptare.

Biseda që i zhvilluar në këtë tryezë u përcoll dhe u xhiroi nga një ekip i RTK-së.