20.9 C
Zürich
Dienstag, September 15, 2026

Tortilla me mish të bluar dhe perime

Tortilla me mish të bluar dhe perime

Përbërësit që iu nevojiten për përgatitjen e kësaj recete janë:

4 petë tortilla

1 qepë e madhë

300gr mish i bluar

Mix I perimeve të ziera

Sos domatesh

Ajkë kosi

Djathë kackavall

Erëza

 

Mënyra e përgatitjes:

Së pari grimë imët qepën dhe e hedhim në tiganin më vaj, pastaj shtojmë perimet, dhe pas perimeve shtojmë mishin. Fërgojmë derisa mishi të fillojë të ndërrojë ngjyrë dhe I hedhim salcën e domateve. I shtojmë kripë, piper të zi dhe erëza sipas dëshirës.

Marrim petët e tortillas dhe i lyejmë me ajkë kosi, i hedhim masën me mishin e bluar në mes dhe i mbështjellim duke i rrotulluar. I vendosim në tepsi në të cilën kemi shtruar letër kuzhine dhe nga sipër i lyejmë me ajkë dhe i hedhim kackavall të grirë.

I fusim në furrë për 15 minuta në temperaturë 200 gradë.