13.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Takim bashkëpunues me Fachstelle Integration – Rheintal në St. Gallen

Shkëmbim përvojash dhe ide të reja për forcimin e integrimit në Zvicër

Në kuadër të bashkëpunimit me institucionet zvicerane në fushën e integrimit, u zhvillua një vizitë pune pranë Fachstelle Integration – Rheintal në kantonin St. Gallen, ku mori pjesë edhe Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha.

Në takim me znj. Chantale Beusch dhe znj. Ursula Stadlmüller, përgjegjëse për integrim, morën pjesë gjithashtu znj. Fatmire Sopa, znj. Liridona Sulejmani, znj. Eda Strazimiri dhe znj. Ariana Baldedaj, të angazhuara në komunitet dhe në proceset e përfaqësimit e integrimit të mërgatës shqiptare në Zvicër.
Gjatë takimit u diskutuan tema me rëndësi si roli i personave kyç në komunitet, projektet kulturore, orët këshilluese të hapura, mbështetja për gratë dhe ndërgjegjësimi ndaj dhunës në familje.
Takimi shërbeu si një platformë bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvojash, me synim forcimin e koordinimit dhe nxitjen e një integrimi sa më të suksesshëm e gjithëpërfshirës të komunitetit tonë në Zvicër.