Pikërisht me 21 Maj 2020 bëhen 10 vjet qysh se Albani mbrojti me sukses të shkëlqyeshëm në Universitetin e Bernës doktoraturën e parë, për të mbrojtur edhe të dytën vetëm dy muaj më vonë në Universitetin Mjekësor të Gracit në Austri.- Për të gjithë ne që patën rastin e veçanti prindërit e ardhur nga Kosova ishte kënaqësi të shihnim një shqiptar që mbronte doktoratën para një komisioni shumë prestigjioz ndërkombëtar. – Nga janari i këtij viti, Albani është profesor i rregullt në Fakultetin e Mjekēsisë në Universitetin e Bernës, ndërsa që është aktiv edhe në Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër që numron qindra mjekë shqiptarë. Me këtë rast edhe teksti autentik me rastin e mbrojtjes së doktoratës së parë:
Me tekst e foto nga Rexhep Rifati , Bernë, 21 Maj 2010
Disa nga shqiptarët e rinj në Zvicër po arrin rezultate të brilante edhe në fushën e shkencës. Fakti se vetëm brenda dy muajsh në Zvicër kanë mbrojtur temat e doktoraturës tre ekspert të ri: Dr. Igli Tashi (me prejardhje nga Shqipëria) në fushën e ekonomisë në Universitetin e Lozanës( në gjuhen frenge), Dr. des. Luljeta Shaqiri-Emini (Kosova Lindore) në psikologji në Universitetin e Cyrihut (në gjuhën gjermane) dhe tash më 21 maj në Universitetin e Bernës, Alban Y. Neziri (Kosova) në fushën e mjekësisë në gjuhën angleze.
Kësaj radhe, eksperti i ri 34- vjeçar me prejardhje nga Peja, Alban Y. Neziri, sapo mbrojti me sukses të shkëlqyeshëm në Universitetin e Bernës një temë doktorature , ndërsa në korrik pret të mbrojë edhe doktoraturën e dytë në Universitetin Mjekësor të Gracit në Austri.-
Për të gjithë ata që patën rastin e sidomos për prindërit e ardhur nga Kosova ishte kënaqësi e veçantë të shihnin se si i biri i tyre Albani mbronte temën e doktoraturës para një komisioni prestigjioz ndërkombëtar. Për të përcjell këtë akt solemn kishin ardhur pos miqve e të afërmve të Alban Y. Nezirit edhe ambasadori i Shqipërisë Mehemt Elezi dhe sekretarja e parë e ambasadës së Kosovës Artana Bardhi.
Titulli i tezës së doktoratës së Alban Y. Neziriit: Matjet e avancuara quantitative sensorike dhe elektrofiziologjike të dhembjes te personat pa dhembje dhe te pacientët me dhembje kronike, ndërsa titulli i fituar akademik: Doktor i Shkencave dhe Inxhinierisë Biomjekësore . Mentor i parë: Prof. dr. Michele Curatolo, udhëheqës i klinikës së terapisë së dhembjes në spitalin universitar dhe profesor i anestezisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Bernës.Mentor 2: Prof. dr. Lars Arendt-Nielsen, Qendra e Hulumtimit të Interakcionit Sensorik-Motorik, Universiteti i Aalborgut, Danimarkë dhe Mentor 3: Prof. dr. Ole K. Andersen, Qendra e Hulumtimit të Interakcionit Sensorik-Motorik, Universiteti i Aalborgut, Danimarkë
Komisioni përbëhej nga Kryetari: Prof. dr. med. Thomas Graven-Nielsen, Qendra e Hulumtimit të Interakcionit Sensorik-Motorik, Universiteti i Aalborgut, Danimarkë; Prof. dr. med. Mariano Serrao, Neurolog dhe Otolog, Universiteti i Romës, Itali; Prof. dr. med. Jules Desmeules, Spitali Universitar i Gjenevës dhe moderatori: Ass. Prof. dr. Kelun Wang, Qendra e Hulumtimit të Interakcionit Sensorik-Motorik, Universiteti i Aalborgut, Danimarkë.
Teza e Doktoratës, e cila i përket fushës së hulumtimit të dhimbjes në shkencat e neurologjisë, është bazuar në punën shkencore 4-vjeçare të Dr. med. Univ. Alban Y. Nezirit në Departamentin e Anestezisë të Spitalit Universitar Inselspital të Bernës (ku edhe Albani mbrojti temën), në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën e Interakcionit Sensorik-Motorik të Universitetit të Aalborgut të Danimarkës. Gjatë katër viteve hulumtuese-shkencore, punimet e tij janë shpërblyer dy herë, si punimet më të mira shkencore në kongreset ndërkombëtare për anestezinë dhe dhembjen.
Teza e Doktoratës është bazuar në 4 punime shkencore, dy të botuara dhe dy të tjera që gjenden në shtyp. Në punimin e parë është zhvilluar një metodë e re për matjen dhe kuantifikimin e fushave receptive të reflekseve të përceptimit të dhimbjes. Kjo metodë mundëson për herë të parë matjen objektive të fushave të reflekseve spinale dhe paraqitjen e tyre në mënyrë vizuale. Në punimin e dytë dhe të tretë shkencor janë përcaktuar vlerat referente të matjeve eloktrofiziologjike (matjeve objektive) dhe psikofizike (matjeve subjektive) të përceptimit të dhembjes, duke përdorur modele të ndryshme të stimulimit dhe mjete të avansuara për regjistrimin e tyre. Njëkohësisht është analizuar ndikimi i faktorëve demografikë, psikologjikë dhe shëndetësorë në matjet e avancuara të përceptimit të dhembjes. Në punimin e katërt janë testuar 20 paciente me endometriozë të diagnostifikuar, i cili është një tumor i endometriumit (mitrës) që shkakton dhembje kronike. Te këto paciente është diagnostifikuar me sukses tejndjeshmëria e sistemit nervor qendror , si mekanizëm i kronifikimit të dhembjes, duke përdorur metodën e re për përcaktimin e fushave receptive të reflekseve spinale, të zhvilluar në punimin e parë shkencor.
Në fund komisioni vlerësoi me suma cum Laude (shkëlqyeshëm) mbrojtjen e temës nga ana e Alban Y. Neziri, ndërsa që profesori i tij Michele Curatolo, udhëheqës i Departamentit të terapisë së Dhembjes e shpërbleu atë me një dhuratë simbolike.
Aktualisht Alban Y. Neziri është bashkëpunëtor Shkencor (nga 1 mars 2006) në Departamentin Univeristar të Anestezionit dhe Terapisë së Dhimbjes në Inselspital, Spitali Universitar i Bernës në dhe shquhet si bashkëpunëtor shkencor (1.10.2007 – 30.09.2008) në Center for Sensory-Motor Interaction, University of Aalborg Denmark.
Albani prej tetorit 2007 është edhe kandidat për Dr. Sci. Med. në Universitetin Mjekësor të Gracit, me temën e distertacionit “Experimental Assessment of Central Hypersensitivity in Chronic Pain” (Përcaktimi eksperimental i tejndjeshmërisë qëndrore te dhembja kronike), me menotor profesorin e njohur austriak Univ- Prof. Mag. Dr. phil. Peter Holzer, në Institutin e Farmakologjisë Eksperimentale dhe Klinike të Universitetit Mjekësor të Grazit, Austri.
Mësojmë se Albani është me prejardhje nga Peja dhe se ka diplomuar për mjekësi në Universitetin Mjekësor të Gracit, Austri. Rrjedh nga një familje akademike (nëna dhe i ati profesorë.
Me të mbrojtur të temës nga Albani zhvilluam një bisedë të shkurtër me babanë, Ymerin , nënën, Manen dhe të vëllanë Artanin, që kishin ardhur nga Kosova të cilët na deklaruan se ndjejnë një gëzim , kënaqësi e përjetim të veçantë , duke e përjetuar këtë edhe si triumf familjar e më gjerë, sepse çdo e arritur e shqiptarëve në mërgatë, ndonëse larg trungut amtar përjetohet si sukses i përbashkët.
Legj 1) Kryetari i komisionit, Prof. dr. med. Thomas Graven-Nielsen shpall simbolikisht Alban Y. Nezirin doktor shkence
Legj 2) Alban Y. Neziri me anëtarët e komisionit, emra eminent shkencor nga Universiteti i Aalborgut, Danimarkë dhe Universiteti i Romës, Itali
Legj 3) Gëzim që rrallëherë përjetohet: Albani me prindërit Ymerin e Manen dhe të shoqen Ryven me të mbrojtur të doktoraturës.
Legj 4) Në rrugëtim drejt piramidave të shkencës: Alban me të doktoruar me Valdet Berishë doktorant në Universitetin e St Galenit









































