18.6 C
Zürich
Mittwoch, September 16, 2026

Sot do të mbahet takimi i radhës në mes të LVV dhe LDK

Takimi i radhës në mes të grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet të mbahet sot. Ky është takimi i pestë me radhë që këto grupe kanë zhvilluar bashkë, në përpjekje për të arritur harmonizim të programeve politike të të dyja partive, për qeverisjen e ardhshme.

Në takimin e kaluar para këtij të sotmit, që kishte të bënte me cështjet e sigurisë dhe sundimit të ligjit, të dyja palët thanë se u pajtuan pothuajse në tërësi, ndërsa mbetet të shohim se si do të rrjedhë takimi i sotëm. Ky takim do të mbahet në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërsa e dijmë që ditëve të fundit ka pasur reagime të shumta, lidhur me një deklarim të nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri, i cili tha se zgjedhja e kryeministrit duhet të kalojë përmes zyrave të partisë së tij. Menjëherë pas deklaratës së tij pati reagikme të shumta, përfshirë këtu edhe reagimin e nënkryetarit të parë të Lëvizjes Vetëvendosje Besnik Bislimi.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, i cili udhëheq grupin punues të partisë së tij në negociatat me LDK-në, sot tha se Lutfi Haziri nuk ka peshë në bisedimet që po i bëjnë për koalicion qeverisës.

“Ai mund të thotë çk do mirëpo nuk luan rol të rëndësishëm, nuk çon peshë në bisedimet tona që po i zhvillojmë me LDK-në’’, ka thënë Bislimi.

Më herët zyrtarët e të dyja partive kanë thënë se nuk janë marrë vesh ende për ndarjet e posteve ministrore, por kreu i LDK-së Isa Mustafa të premten tha se derisa të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, LDK vazhdon ta ketë Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre.