13.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

“ Sofra 2019” tuboj rreth saj rreth 200 studentë shqiptarë në Cyrih

Sot  pasdite në lokalitetin Grünauring të Cyrihut, me organizimin e Shoqatës “Studenti”  të  Universitetit të Cyrihut u tubuan rreth një sofre tradicionale rreth 200 studentë shqiptarë, jo vetëm nga Cyrihu por edhe universitetet tjera në Zvicër.

Teksti e fotot Rexhep Rifati

Që në fillim ata i përshëndeti kryetari i shoqatës “Studentit”, Qëndrim Shtufi i cili falënderoj gjithë ata që ndihmuan në këtë organizim tradicional , që prej afro dy dekadash mbahet nga studentët shqiptarë që vetë sjellin dhe përgatisin ushqimet.

Si mysafir të këtyre studentëve sot kishin ardhur edhe studentë nga universitet tjera të Zvicrës por edhe Gjermania, në mesin e tyre edhe personalitete eminente , si Profesor doktor Florim Cuculi e të tjerë.

Kjo pasdite u përshkua edhe me këngë e valle nga vet studentët si dhe me një grill të përgatitur nga vet studentët. Ishte kjo edhe një dëshmi e arritjes së madhe të akademikëve tanë të ardhshëm në Zvicër, që përbëjnë potencialin më të ndritshëm të rinisë shqiptare në Zvicër. E rëndësishme është se këta studentë janë me prejardhje nga gjitha trojet etnike dhe se thuaja se gjysma e tyre i përkasin gjinisë femërore.

Përndryshe studentët e parë që filluan me këtë sofër tradicionale që na e kujton sofrat e vendlindjes, tashmë janë të diplomuar dhe janë ekspert eminent në ente dhe institucione Zvicerane.