Shkrepja nga autobusi
Në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë
Derisa vinte miku im
(Për takimin që caktuam mbrëmë
Do takoheshim dhe me dy miq tanë
Pas një kohe relativisht të gjatë)
Për një çast bëri një shkrepje
Përtej dritares së autobusit
Me të cilin udhëtonte
Në këtë ditë të shtunë
Pothuajse fundprilli
Në mëngjes përreth orës tetë
Pas një kohe të gjatë
Për pemën që e shihte
E që më tregonte
Se sa e lumtur ishte
Për të cilën kish shkruar një poezi
Diku para më shumë se një dekade
Për pemën të cilën po e shoh nga larg
Pas kaq kohësh
Dhe kushedi një ditë
Do t’i afrohemi
Të trokasim në trungun e saj
Për vizitë
Duke i thënë
A do mysafirë


























