Mirënjohje për kontributin në diasporë
Mbrëmë, në Neuenhof të Zvicrës, gjatë manifestimit për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, gazetari veteran Rexhep Rifati dhe fotografi i njohur Afrim Nevzadi u nderuan me mirënjohje nga LAPSH – Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri”.
Fjalimi i Dr. Vaxhid Sejdiut
Mirënjohjet u dorëzuan nga Dr. Vaxhid Sejdiu, i cili theksoi se ky vlerësim është një shenjë miradie për përkushtimin e pandalshëm të të dyve në mbështetje të shkollës shqipe dhe promovimin e kulturës shqiptare në diasporë.
Ai vlerësoi kontributin e Rifatit dhe Nevzadit si shembull frymëzues për brezat e rinj dhe një pasuri të çmuar për komunitetin shqiptar në Zvicër.
“Në emër të nxënësve dhe mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër, ju falënderojmë thellësisht për kontributin tuaj atdhetar dhe angazhimin e vazhdueshëm në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar”, u shpreh Dr. Sejdiu.
Një mbrëmje festive dhe mirënjohje publike
Manifestimi u përmbyll në atmosferë festive, me pjesëmarrjen e mësuesve, prindërve dhe përfaqësuesve të komunitetit shqiptar, të cilët përgëzuan të nderuarit për punën e tyre shumëvjeçare dhe angazhimin në dobi të diasporës.



























