Në Junik sot është paralajmëruar protestë, e cila do të mbahet me qëllim mbrojtjen e lumit Erenik. Protesta është organizuar se do të mbahet në bashkëpunim me shoqërinë civile, organizatat e dala nga lufta dhe bizneset lokale dhe do të jtë mbarëpopullore. Qëllimi i protestës është kundërshtimi i vendimeve dhe veprimeve të paligjshme nga anna e Komunës së Gjakovës dhe Ministria për Planifilim Hapësinor, për marrjen e lumit Erenik dhe devijimin e rrjedhës natyrale të tij.
Një gjë të tillë banorët e Junikut ka kohë që e kanë kundërshtuar, ata madje kanë kërkuar nga organet kompetente që me kohë të mos marrin këto masa sepse është e pafalshme dëmtimi i një bukurie natyrore sic është ajo e lumit Erenik.
Lumi Erenik përbën një peizash të mrekullueshëm, madje sëfundi është kthyer në vend të kërkuar turistik, ku shumë bashkëatdhetarë si dhe visitor nga jashtë zgjedhin ta vizitojnë këtë pjesë të bukur të Junikut.
Protesta do të mbahet sot duke filluar në ora 10:00 dhe ecja do të vazhdojë deri në vendin ku po bëhen punimet nga ana e institucioneve.

























