20.9 C
Zürich
Dienstag, September 15, 2026

Pritja shtetërore e Presidentes së Republikës së Kosovës në Zvicër, kapitull i ri partneriteti midis dy shteteve dhe popujve

 

Kështu e vlerësoi vizitën e saj në Zvicër, Presidentja Vjosa Osmani, ku u prit me nderime ushtarake me ftesë të Këshillit Federal të Zvicrës, të udhëhequr nga presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Karin Keller-Sutter, me këtë rast si presidentja e Kosovës ashtu edhe pala zvicerane vlerësuan lartë rolin e mërgatës sonë, si faktor zhvillimor e integrues në shtetin helvetik, por edhe si kontribuuese e madhe në zhvillimin e para dhe pasluftës në Kosovë.

( Nga Rexhep Rifati)

Bernë, 21 Maj 202

Për mijëra mërgimtarë tanë nga anë të ndryshme që kishin vërshuar në BundesPlatz të Bernës, ishte jo vetëm kënaqësi, por edhe krenari të shihnin nga afër se sa e vlerëson Zvicra Presidenten e shtetit tonë dhe jo vetëm atë por edhe vet Kosovën bashkë me mërgatën e saj që prej dekadash jeton dhe vepron aktivisht në të gjitha poret e jetës në shtetin helvetik.

Tërë ajo gardë ushtarake, shoqëruar edhe nga orkestra e madhe muzikore në uniformë ushtarake, në njërën anë ku pranë pallatit federal valëviteshin flamujt e shtetit zviceran dhe ata të Kosovës e në anën tjetër masa e madhe që kishte dalë në pritje, madje edhe fëmijë, filluar nga foshnja e deri tek më të moshuarit, i jepnin sheshit qendror të Bernës një pamje sa madhështore aq edhe festive.   Presidentja Osmani e shoqëruar nga Presidentja Keller-Sutter, pas intonimit të dy himneve dhe parakalimit para gardës ushtarake, u përshëndetën nga afër me qindra mërgimtarë tanë që dhe pjesëmarrësit tjerë në pritje që kishin dalë me flamujt e dy shteteve tona.

Lidhur me këtë vizitë nga shkrimet e Presidentes tonë në Fb e saj por edhe dekoratat dhë mediave thuhet se : kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër që filloi në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës ishte një dëshmi tjetër, se siç potencon zonja Osmani:  “Se bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë!”

Presidentja Osmani pati një konstatim dhe vlerësim për kontributin e Zvicrës e cila ka mbështetur Kosovën në ditët e saja më të vështira duke treguar kështu vlerën e solidariteti, për të ndihmuar pastaj edhe zhvillimin e Kosovës, ndërsa që në tërë këto marrëdhënie ishte e pranishme e dhe dora e mërgimtarëve tanë, duke  ndërtuar kështu një pikë të përbashkët dhe ëndrra të përbashkëta. Së bashku kemi formuar një partneritet të veçantë, të pasur në miqësi dhe të pasur në lidhjet njeri-njeri.”

 Sot qindra mijëra qytetarë me origjinë kosovarë jetojnë në këtë vend, duke potencuar që fëmijët e atyre që dikur erdhën si refugjatë, tani janë doktorë, inxhinierë, artistë dhe ndërmarrës të vyeshëm në këtë vend dhe kështu ata çdo ditë ndihmojnë prosperitetin e shtëpisë së tyre të re”.  

(Pos fotove të shkrepura nga ana ime, disa të tjera janë realizua nga ekipi i Presidentes Osmani)