14.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

“Prishtinë – Muza ime” promovohet nesër në Kino Armata

Libri me rrëfime dhe poezi nga autorë të ndryshëm, të cilët i shkruan Prishtinës gjatë kohës së karantinimit, do të promovohet këtë të enjte, më 14 prill në hapësirat e Kino Armates.

Janë gjithsej 40 tregime e poezi të cilat u grumbulluan në një libër të vetëm dhe Libraria Dukagjini në bashkëpunim me organizatën “Etea” e komunën e Prishtinës, vendosen që t’i promovojnë para publikut këtë vit.

“Kur një pandemi në vitin 2020 i erdhi botës si mysafire e shëmtuar, libraria “Dukagjini”, bashkë me Komunën e Prishtinës dhe me organizatën “ETEA”, u kërkuan qytetarëve të Prishtinës që të aktivizohen e të bëhen pjesë e aktiviteteve socio-kulturore e, në veçanti, t’i shkruajnë qytetit të tyre.

Nga kjo iniciativë e përbashkët e kërkesë për të shkruar, ne morëm një përgjigje fantastike nga qytetarët e Prishtinës, ku brenda afatit të përcaktuar ne pranuam qindra tregime e poezi për qytetin tonë që pastaj i përmblodhëm e i jetësuam në një libër të përjetimeve me emrin: “Prishtinë, muza ime!”

Autorët që i shkruan Prishtinës janë kryesisht emra të rinj në vendin tonë. Eventi do të fillojë nesër nga ora 17:00.