13.7 C
Zürich
Freitag, September 18, 2026

Prindër e arsimtarë në një front për afirmimin e mësimit amtar në San Gallen

Në manifestimin kushtuar Ditës së mësuesi, Vaxhid Sejdiu, kryetari i Këshillit të Arsimtarëve, theksoi se në kantonin e San Gallenit janë të angazhuar 8 mësues, me 316 nxënës, në 16 pika shkollore, derisa nxënësit u prezantuan me një program artistik, të përshkuar me recitime, këngë dhe valle nga trevat e ndryshme shqiptare.

Rexhep Rifati, Cyrih

Kantoni i  St. Gallenit dallon nga shumë kantone tjera në Zvicër sa i përket organizimit të mirë të mësimit plotësues edhe atë si për nga numri i nxënësve ashtu edhe niveli i organizimit të procesit edukativo – arsimor, si brenda objekteve shkollore ashtu edhe në aktivitet e lira. Dhe për këtë mërita i përket paralelisht si arsimtarëve ashtu edhe vet prindërve, të cilët më shumë se në shumë mjedise tjera në Zvicër, i kushtojnë rëndësi dërgimit të fëmijëve në mësimin shqip  si dhe kryerjes së obligimeve financiare ndaj trupit arsimor në përputhje me kriteret e caktuara nga Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ në Zvicër.

Një manifestim shkollor i organizuar nga të gjitha pikat e mësimit plotësues në nivel të kantonit, që u mbajt kësaj të diele më 16 mars në qytetin e Buchs, kushtuar Ditës së Mësuesit – 7 Marsit, tregoi edhe njëherë se me sa përkushtim punojnë mësueset dhe mësuesit shqiptarë të këtij kantoni më fëmijët e moshave të ndryshme me prejardhje nga vise të ndryshme etnike.

Në manifestimin që filloi  me këndimin e Himnit  Kombëtar nga kori i fëmijëve, u realizua një program i ngjeshur me recitime, këngë e valle, çka tregoi edhe njëherë se me ç‘ seriozitet i përvishen mësuesit e nxënësit e mësimit plotësues të këtij kantoni çdo programi me rastin e fesave të ndryshme. Paraqitja e vogëlusheve në këtë manifestim ishte jo vetëm dhunti e talentit të tyre por edhe e punës së mirë të arsimtarëve që bëjnë me këta fëmijë.

Kryetari i Këshillit të Arsimtarëve, Vaxhid Sejdiu, theksoi se: – Kam nderin që në emër të Kryesisë së Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ të kantonit të San Gallenit, t`iu dëshirojmë mirëseardhje në këtë manifestim shkollor, si dhe nxënësve dhe arsimtarëve – t`iu urojmë 7 Marsin – Ditën e shkollës shqipe. Urime festën – me shpresë që 7 Marsi i ardhshëm të na gjej më afër gjuhës dhe shkollës shqipe dhe në shërbim të ruajtjes së identitetit kombëtar, ndaj edhe ju përgëzoj me nga një tufë lule ju mësuesit dhe nënat shqiptare, sepse mendoj unë, se janë ndër me meritorët në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe identitetit kombëtar.

Pasi i bëri një pasqyrim të shkurt historikut të shkollës shqipe, Vaxhid Sejdiu, u ndalë edhe tek përfshirja e fëmijëve shqiptar në mësimin plotësues duke ofruar disa të dhëna konkrete, se:- “Në kantonin e St. Gallenit janë të angazhuar 8 mësues, me 316 nxënës,  në pikat shkollore: qyteti i San Gallenit, Apenzell, Degersheim, Gosau, Will, Wittenbach, Rorschach, Bazenheid, Altshteten, Ballgach, Heerbrug, Raperswill- Jona, Mels, Flums, Walenstadt dhe këtu në Buchs .  Shpresojmë që në të ardhmen këtyre nxënësve do t`iu bashkëngjiten edhe fëmijë të tjerë, sepse shkolla është institucion i pazëvendësueshëm arsimor, kurse prindërit shqiptarë medoemos duhet të jenë në nivel të detyrës në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar sepse emrat e bukur të fëmijëve tanë si Flamuri, Kosova, Vlora, Liria, Shpresa etj. kanë kuptim vetëm kur e njohin gjuhën e nënës- gjuhën shqipe.  Dhe fare në fund, ne trashëgimtarët e gjuhës së shekujve duke  e parë se gjuha është dëshmi e ekzistencës sonë kombëtare e themi me krenari: Rrofsh e qofsh për jetë gjuha shqipe. Rrofsh e qofsh për jetë Shqipëria jonë”

Në vazhdim përshëndeti edhe Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar të Kantonit të  St. Gallen-it,  Mehmetali Sherifi., e pastaj grupi i valleve nga Buchs-i u paraqit me shumë sukses me Vallen e Pavarësisë. Me program paraqiten me radhë nxënësit e pikave shkollore, të Gossau-s,Will-it dhe Witenbach-it : Dafina Ramadani, Shkëmb Rexhepi, Dren Rexhepi, Vlera Rexhepi, Tringa Makolli dhe Blerona Makolli. Shkolla shqipe e Raprerswill/ Jona: Freskim Ibrahimi, Viola Krasniqi, Bleona Shatri, Sara Jashari dhe Nida Hamiti me recitim,  ndërsa Hysnie Rexhepi me këngën “Gegë e toskë jemi një”. Në vazhdim u  paraqiten nxënësit e Shkollës Shqipe nga Sankt Gallen-i Erzana Morina, Rilona Hoti, Elona Svarsha,  Elsa Zuka, Erona Qyqalla dhe Valdit e Shpat Elshani.  Shkollat shqipe dhe të Degersheim-it dhe Appenzell-it, i përfaqësuan Bardha dhe Arbnora Kabashi, Ardit Lutfiu, Adonisa Lutfiu, Endrit Ejupi dhe Flaunit Lutfiu, Anjeza Kryeziu, Dea Kabashi,Edona Sallauka dhe Rinora Kabashi, Gerta Shala dhe Anjeza Kryeziu, pastaj nxënësit nga shkolla e Appenzzell-it, Nebije Rufati dhe Nurdan Emrulai,  Art Sadiku dhe Edon Makolli . Nxënësit e shkollës shqipe nga Oberrieti, Arjeta LLugagjija, Flamur Kicaj,Ana Kica,Jon Stojkaj dhe Festina Fejza dhe Lirjan dhe Leart Sopa. Nga shkolla shqipe e Rosha-it recituan, Viola Maliqi, Argjira Gashi, Fjolla Aliu dhe Luana Aliu.  Shkolla shqipe e Ballgah-it dhe Allshtetes: Florjeta Gashi, Flutura Alaj ,Vigan Rrustemi, Arber Alaj, Gentian Krasniqi, Miran Shabani, Ajet Raimi, Arsim Nevzati, Fatlum Rexhepi sjellin vargje kushtuar ditës së Pavarësisë së Kosovës«17 Shkurti« dhe nën tingujt e bukur të çiftelisë sollën dhe këngët e tyre të mrekullueshme . Disa pika të programit i realizuan edhe Arbnor  dhe Rrezart Kuqi. Programi u përmbyll nga grupi i valleve nga Buchs-i, me «Valle Kosovare«.