Gjatë një promovimi libri në qytetin e Baselit kushtuar dy djemve të tyre të talentuar, yje futbolli që kudo ndriçojnë, prindërit e vëllezërve Granit dhe Taulant Xhaka: Elmaze dhe Ragip Xhaka, aq shumë afërsi e dashuri midis mërgimtarëve, që ishte edhe një dëshmi më tepër se si po me këtë qasje i kanë rrit e edukua edhe dy djemtë e tyre që luajnë në kombëtaren zvicerane apo shqiptare
Teksti e fotot : Rexhep Rifati
Rastisi që promovimi i librit “Legjendat e futbollit ”, të autores Hava Kurti Krasniqi, kushtuar dy yjeve të futbollit, Granit e Taulat Xhaka, që po në këtë ceremoni libri të jenë të pranishëm edhe prindërit Ragip dhe Elmaze Xhaka, të cilët edhe falënderuan autoren për këtë kujdes që ka shfaq që të bëjë edhe një libër simpatik për ta.
Po ky takim qiti në pah edhe një vlerë të veçantë që kanë këta prindër, që kanë arrit ti edukojnë e rrisin dy fëmijët e lindur në Zvicër, me shumë urtësi e dashuri por edhe atdhedashuri që paralelisht të duan e çmojnë si vendin ku jetojnë ashtu edhe atë të prejardhjes së prindërve të tyre. Vet mesazhi që dha në këtë takim nëna e dy vëllezërve Xhaka, zonja Elmaze, ishte se fëmijët duhet ti rrisim me fjalën në gojë të gjuhës sonë shqipe ndaj edhe fëmijët njëherësh duhet të ndjekin si mësimet në gjuhën e vendit edhe ato të mësimit plotësues amëtuar. Ndërkaq babai i futbollistëve tanë që kanë bërë emër në botën e futbollit, gjatë tërë kohës ishte ne bashkëbisedim me mërgimtarët tanë, që ishin kureshtar të dinin më shumë për fëmijët e tij të talentuar, por edhe të edukuar në frymë kombëtare.
Kjo vërtetoi edhe një deklaratë të vet, Ragipit dhënë vite më parë gazetës prestigjioze se i ishte plotësuar dëshira e tij në jetë , “THE TELEGRAPH’’, që njëri nga bijtë e tij të luaj për Shqipërinë dhe tjetri për Zvicrën.
Nga shkrimi i po kësaj gazete shkëputa edhe disa rreshta për jetën, rrugëtimin jetësor të familjes Xhaka me prejardhje nga komuna e Podujevës: “Ragipi ishte 23 vjeç, një student i inxhinierisë bujqësore që herë pas here kishte marrë pjesë në demonstratat kundër regjimit komunist. Kjo, në fund të fundit, ishte ajo që kishte çuar te një vizitë e policisë, natën vonë. Ndërkohë Ragipi vuan tre vjet e gjysmë në burg, duke e ndarë një qeli me katër burra të tjerë, derisa lirohet në vitin 1990”, në mënyrë që ndërkohë familja kalon Kroacinë, Slloveninë dhe Italinë Veriore për dy ditë, derisa arritën në Bazel të Zvicrës.
Po kjo gazetë shkruan prindërit Xhaka, “ngulitën te fëmijët e tyre edhe një vlerësim të rrënjëve të tyre kosovare-shqiptare dhe një respekt të thellë për vendin që u kishte dhënë atyre strehim. Megjithatë, edhe ata zor se mund ta kishin imagjinuar se si gjërat do riktheheshin. Të shtunën pasdite, në Lens, vëllezërit Granit dhe Taulant do të vendosen në anët e kundërta të fushës: Graniti për Zvicrën, Taulanti për Shqipërinë.”…
Këto pak rreshta nuk janë të mjaftueshëm për këta prindër të shkëlqyeshëm që rritën dhe edukuan djem të mrekullueshëm, që përmes punës talentit dhe vullnetit të madh, si edhe prindërit e tyre arritën sot zenitin në fushën e gjelbër brenda dy kombëtareve duke na bërë krenar edhe si komunitet në Zvicër, por edhe si komb, kudo që jetojmë































