21.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Presidentja Osmani në zemër të Kalabrisë zbuloi  “Sheshin e Kosovës” dhe mori pjesë në festën shekullore  “Vallja”

 

Gjatë pritjes në Frasnitë  nga kryebashkiaku i këtij ngulimi me peshë të veçantë kulturore e historike asaj iu akordua çmimi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”  dhe gjithashtu vizitoi edhe Atë Antonio Belluscin dhe bibliotekën e tij unike .- Pas dite ajo iu bashkua festës tradicionale shumë shekullore “Vallja” në Frasnitë dhe Çifti /Civita meqë rast bashkëfestoi me grupet arbëreshe dhe atp shqiptare nga Gjeneva si dhe takoi studentët shqiptarë nga Zvicra që gjenden për një vizitë studimore në mesin e ngulimeve arbëreshe

Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati

Dita e parë e vizitës së Presidentes së Kosovës në mesin e vëllezërve arbëresh u përshkua me një varg manifestimesh që shprehnin dashurinë e pandashme që ekziston prej shumë shekujsh midis këtij komuniteti dhe vëllezërve të një gjaku në trojet etnike shqiptare. Ndaj edhe kjo vizitë më shumë se protokollare ishte më se emocionale, e cila u reflektua edhe përmes këngëve dhe valleve që as shekujt nuk kanë arrit ti shlyejnë. Presidenten gjatë kësaj vizite po e shoqërojnë amabasadorja e Kosovës në Romë Lindita Haxhitasimi dhe Vehbi Miftari , Përfaqësues i Kosovës për Selinë e Shenjtë.

Presidentja Osmani, aktin e një toponimi, që është i pari në Kalabri me emërtimin Kosovë e cilësoi Si një pjesë të vogël Kosove, por që bashkën arbëreshët gjegjësisht shqiptarët në dy anët e Adriatikut. Emërtimi i një sheshi në zemër të Arbërisë, me emrin e Kosovës shihet edhe si një urë lidhëse midis qebëreshëve të Italisë dhe shtetit të Kosovës. Tejet emocionuese ishte edhe pritja te Atë Antonio Bellusci të kësaj ikone të kulturës arbëreshe që çështjen e Kosovës e ka mbrojtëur edhe para Stejt Departamentit Amerikan. në hyrje në shtëpinë e Belushve presidentja u prit me këngë nga Motra Rina, një zakon i lashtë ky i mikpritjes shqiprare.

Ajo gjatë përshëndetjeve të saj , duke i falënderuar nikoqirët përmendi se::“Arbëreshët, janë shtyllë e kulturës dhe e identitetit kombëtar! Dhe se është mirënjohëse për mikpritjen vëllezërve e motrave arbëreshe, që me shekuj të tërë  kanë ruajtur identitetin kombëtar e gjuhësor, traditën, ritet e kulturën e të parëve të tyre. Ideja e rilindjes kombëtare dhe historia e heroit tonë nacional, Gjergj Kastriotit, e gjejnë burimin në tokën e arbëreshëve. Falenderoj komunën e Frasnitës për çmimin “Gjergj Kastrioti”. Ky çmim është mirënjohje para së gjithash për betejën historike të Kosovës për liri dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar.