Potencialin e diasporës duhet shikuar si shumëdimensional, theksoi në Expoforumin 2015 në Prishtinë, Ministri i diasporës Valon Murati, ndërsa që biznesmeni i fuqishëm shqiptar, Lazim Destani, thotë se mund të bëjmë shumëçka për prurjen e bizneseve të larta në Kosovë.
Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati, Prishtinë
Nga puna e Expoforumit 2015 në Prishtinë ( mbajtur më 29 qershor në Hotel “Emerald”), veçova disa theksime nga panelet e mbajtura nga Lazim Destani, president i kompanisë “ECOLOG”, njëherësh kryetar nderi të Unionit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë dhe të ministrit të Diasporës, Valon Murati. Përndryshe edhe sivjet ky forum me temë: “Mënyrat e reja të financimit të projekteve strategjike Kosovë – Shqipëri, mblodh përfaqësues të institucioneve dhe kompani nga vendi e Diaspora.
Tërheqja e fondeve nga diaspora
-Unë pata kënaqësinë të jem njëri nga penalistët dhe të shpreh qëndrimet e mia, të Grupacionit Ecolog, si dhe të Unionit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare.
Jam i bindur që si shteti shqiptar ashtu dhe ai kosovar po i bëjnë përpjekjet e tyre maksimale për të arritur një shfrytëzim të paktën optimal të mundësive në dispozicion, në mënyrë që të arrihet tërheqje më e madhe e fondeve investuese, veçanërisht e atyre që vijnë nga bashkëkombësit tanë të diasporës. Këto përpjekje duhet forcuar akoma më shumë, tani kur pjesa më e madhe e kushteve tjera mbështetëse janë të plotësuara, deklaron z. Lazim Destani, president i kompanisë “ECOLOG”, njëherësh kryetar nderi të Unionit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë. Me këtë rast po e japim fjalën e z. Destani mbajtur në Expoforumin 2015:
Ditëve të sotme fusha e biznesit ka forma të llojllojshme. Gjithandej ka shumë ide dhe projekte të mira, por jo të gjitha krijojnë vlera dhe para, ashtu siç mund të ndodhë edhe e kundërta…
Në Kosovë dhe Ballkan, nuk funksionon tregu i kapitalit
Disa ide dhe projekte janë të parakohshme , që teknologjia nuk mund ti realizojë në kohën kur del ideja , ashtu siç ka edhe projekte që janë të vonuara. Gjithashtu ka shumë ide dhe projekte që nuk gjejnë mirëkuptim financimi, ashtu siç ka edhe projekte qe financohen përsëri dështojnë në fitimbërje. Arsyet për të gjitha këtë dallime mund të jenë të ndryshme por një nga zgjidhjet më optimale të këtij problemi do të ishte pikërisht funksionimi i tregut të kapitalit, ajo që është temë po në këtë konferencë.
Jo vetëm në Kosovë dhe Ballkan, por edhe pak më gjerë nuk mund të thuhet se funksionon tregu i kapitalit. Ndërsa kjo është adresë ku investitorët mund të gjejnë para dhe kapital për investime. Këto mundësi në vendet e zhvilluara janë shumë më të mëdha dhe kapitali është edhe më i lirë.
Pikërisht për këtë, shumë kompani, veçanërisht nga diaspora, investimet këtu në rajon i bëjnë me mjete prej burimeve vetanake . Kjo praktikë rrallë haset në vendet e zhvilluara si për shembull në Gjermani, e të mos flasim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bashkimi i kapitalit nuk është vetëm përforcim financiar
Mundësia e bashkimit me kapital për të arritur shumat e nevojshme për projekte kapitale është edhe një nga idetë e Unionit të Biznesit të Diasporës. Por mendoj se për të arritur këto synime ashtu siç dëshirojmë ne, na duhet të jemi akoma më shumë të organizuar dhe më shumë të bashkuar.
Bashkimi i kapitalit nuk është vetëm përforcim financiar, por edhe i dijeve, përvojave, tregjeve dhe resurseve tjera për të shtuar vlerën e investimeve. Për këto dhe arsye të ngjashme, fillimisht kemi nevojë për mbështetje institucionale , përpara se të krijojmë këto modele bashkëpunimi.
Ky forum dhe posaçërisht projektet kapitale e strategjike që prezantohen këtu janë mundësi shumë e mirë për të nxitur këto forma bashkëpunimi.
Kur është një biznes i varfër?!
Në këto projekte sa strategjike po aq dhe kapitale qeveritë duhet të jenë hisenike dhe për këtë ekzistojnë modele të njohura në vendet e zhvilluara. Garancitë e qeverive janë format më të mira për të treguar përkushtimin për këto projekte me karakter shekullor. Dhe ashtu siç ka thënë Henry Ford: Një biznes që nuk bën gjë tjetër veç parave është një biznes i varfër! Ne me bizneset tona mund të bëjmë shumëçka më tepër duke kontribuar në prurjen e kulturave të bizneseve të pjekura e të niveleve të larta-. Shpreson z. Destani
Potenciali shumëdimensional në diasporë
Ndërsa Ministri i diasporës Valon Murati, theks të veçantë i dha në këtë tubim potencialit ende të pashfrytëzuar të shqiptarëve në diasporë, të cilin e sheh si shumëdimensional, duke filluar nga ai intelektual, deri tek ai profesional, kulturor e financiar. Ndër të tjera, ministri Murati potencon se: Gjatë këtij tubimi u ekspozuan edhe prodhime të firmave të ndryshme nga biznese të krijuara nga bashkatdhetarë të kthyer nga vendet e ndryshme evropiane. Ne konferencën EXPOFORUM (nder organizatoret ishte edhe ministria e diasporës) ku u diskutua për mënyrat e reja te financimit te projekteve strategjike Kosove-Shqipëri, ritheksova nevojën për krijimin e tregut te përbashkët shqiptar si dhe domosdonë dhe nevojën për te kaluar ne projekte te përbashkëta strategjike edhe si politike e cila do te jete me atraktive për te tërhequr investimet nga diaspora.
Grupi për investime nga diaspora
Më tej ai shton se: Para konferencës se bashku edhe me ministren Bajrami dhe ministrin Gjiknuri me bashkëpunëtorë vizituam edhe panairin e ofruesve të prodhimeve dhe shërbimeve nga diaspora që operojnë në Kosovë. Në mbrëmje patëm edhe një diskutim pune me investitorët nga diaspora , ku biseduam për të arriturat dhe sfidat që ata kanë. U tregova se Grupi për investime nga diaspora në kuadër të Këshillit Kombëtar për zhvillim Ekonomik, do jetë një mekanizëm i duhur për të ardhmen për të adresuar edhe propozimet por edhe vështirësitë konkrete qe ata kanë,- theksoi në fund ministri Murati.
Përndryshe gjatë, këtij tubimi u ekspozuan edhe prodhime të firmave të bizneseve të krijuara nga bashkatdhetarë tanë tashmë të kthyer nga vendet e ndryshme evropiane.
Gjithashtu shfrytëzova rastin që zotëri, Lazim Destanit, president të kompanisë “ECOLOG”, njëherësh kryetar nderi të Unionit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, të ia dhuroi librin “Shqiptarët në Zvicër- 1001pamje”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të madh për rriten e imazhit tonë në Evropë dhe investimet e vazhdueshme që bën në Kosovë.
( Me këtë rast po jap ca imazhe nga Expoforumit 2015 në Prishtinë )
e bashkepunetore vizituar edhe panairin e ofruesve te prodhimeve dhe sherbimeve nga diaspora qe operojne ne Kosove. Ne mbremje patem edhe nje diskutim pune me investitoret nga diaspora ku biseduam per te arriturat dhe sfidat qe ata kane. U tregova se krijimi i Grupit per Investime nga Disapora ne kuader te Keshillit Kombetar per Zhvillim Ekonomik, do te jete nje mekanizem i duhur ne te ardhmen per te adresuar edhe propozimet por edhe veshtiresite konkrete qe ata kanee bashkepunetore vizituar edhe panairin e ofruesve te prodhimeve dhe sherbimeve nga diaspora qe operojne ne Kosove. Ne mbremje patem edhe nje diskutim pune me investitoret nga diaspora ku biseduam per te arriturat dhe sfidat qe ata kane. U tregova se krijimi i Grupit per Investime nga Disapora ne kuader te Keshillit Kombetar per Zhvillim Ekonomik, do te jete nje mekanizem i duhur ne te ardhmen per te adresuar edhe propozimet por edhe veshtiresite konkrete qe ata kane.












































