14.9 C
Zürich
Mittwoch, September 16, 2026

Përurohet libri “Shtëpia në breg” i autorit Xhavit Beqiri

 

Për të gjithë adhuruesit e librit, studiuesit e kritikët letrarë tani ka edhe një libër tjetër, libër ky i vlerësuar me notën më të lartë nga studiuesit letrarë.

“Shtëpia në breg” është libri i njëmbëdhjetë i autorit Xhavit Beqiri, në opusin e
veprave të të cilit gjejmë libra me poezi, ese dhe studime gjuhësore e letrare. Në fakt, libri që po përurojmë sot, është sprova e parë në prozë, sado që vetë autori duket se parapëlqen të përdor sintagmën “proza të shkurtra poetike”, mbase edhe për të sugjeruar një tip të veçantë leximi e interpretimi.

Në promovimin e librit si hyrje është shkëputur një prozë nga gjithë vëllimi dhe u
lexua nga studenja e letërsisë Filloreta Jusufi.


Pastaj për librin folën dhe dhanë para të pranishmëve kumtesat e tyre edhe studiuesi e kritiku letrarë Vehbi Miftari, duke paraqitur kumtesën me titull “ Shtëpia në breg: poetika përtej kanoneve”.

Edhe profesori Universitar Agron Gashi paraqiti kumtesen me titull “Proza e poetit”.

Ishte edhe editori i shtëpisë Buzuku z. Abdullah Zeneli ai që ndau me të pranishmit idet e
qarta rreth librit dhe me pak fjalë foli për krijimtarinë letrare të autorit.

Krejt në fund Autori i librit z. Xhavit Beqiri përshëndeti të pranishmit dhe më pas edhe
organizatori i takimit Don Fatmir Koliqi.

Moderatore e këtij eventi ishte Jehona D. Gashi.