( apo : Të gjitha rrugët çojnë te Hora e Arbëreshëve – Piana degli Albanesi!)
Pikërisht sot 10 ditë, më 30 gusht te Hora e Arbëreshëvet – Piana degli Albanesi në Sicili përurohet shtatorja impozante e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, vepër e skulptorit Gëzim Muriqit, sponzoruar nga mërgimtarët tanë përmes shoqatës “Hora e Skënderbeut” me seli në Zvicër. _ Aktualisht Bashkia e Horës në krye me bashkiakun Rosario Petta ka bërë të gjitha përgatitjet teknike e organizative të këtij manifestimi, ku do të marrin pjesë personalitete të fushave të ndryshme nga mërgata dhe trojet etnike.
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Nga sot e tutje për dhjetë ditë me radhë portali ynë transnacional.ch, të gjithë pjesëmarrësve të këtij manifestimi madhështor do tu ofroj informata të detajuara me qëllim që të njihen me vet Horën e Arbëreshëve, historinë e saj të bujshme ndër shekuj, si në gjuhë, kulturë, rite e zakone, por edhe me mënyrat e arritjeve qoftë në vijë ajrore apo tokësore, sidomos të atyre që udhëtojnë nga Kosova e Shqipëria përmes aeroportit të Rinasit deri te aeroportin Catania në Sicili e prej andej me autobus deri në Palermo, prej nga po me autobus deri te Hora e Arbëreshëvet – Piana degli Albanesi.
Sa për informim deri më tash pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar rreth 200-300 pjesëmarrës, ndërsa zbulimi shtatores ( që tash gjendet në Palermo), do të bëhet në ora 17 më 30 kusht, e që ndërlidhet me 30 gushtin e vitit 1488, vitin e themelimi të vet Hores së Arbëreshëve, në qytezë tash me rreth 7 mijë banorë, e ku edhe më tej flitet shqipja në familje në rrugë, vende publike e manifestime kulturo – sportive.
Për të gjitha këto ditëve në vijim, mirëseardhje te Hora jonë, Hora e Arbëreshëvet – Piana degli Albanesi!
Ju mirëpresin vëllezërit arbëresh, me të cilët na lidh një gjak një gjuhë dhe një flamur!

































