17.7 C
Zürich
Mittwoch, September 16, 2026

Për ushtarët tanë krenarë

Për ushtarët tanë krenarë

Blirët luleçelur
Të Sheshit të Prishtinës
Hije e aromë shpërndajnë e dhurojnë
Bletët nektar mbledhin të qeta
E ndjejnë siguri e asgjë nuk i tremb
Derisa zë i ushtarëve të Kosovës jehon
“I dashur atdhe këtu na ke
Për ty të gatshëm jemi çdo herë”
Një fëmijë i vogël me rroba ushtarake
Të afërmëve iu shmanget
Del jashtë shiritit të vënë
Afrohet te ushtarët krenarë të Kosovës
Që ushtimë e tyre:
“Mbrojmë atdheun e duam paqen”
Shndrohet në himn
Shndrrohet në këngë
Një fëmijë tjetër përhumbet
Tej duke shikuar
Batalionet numëron
Dhe vëren që një përbëhet nga 100 ushtarë
Secili nga batalionet
Secili nga ushtarët
Më të mirë e më të vendosur se tjetri
Për lirinë, paqen e mirëqenien e atdheut
Secili po garojnë të vihen në rend të parë