Kanë përfunduar zgjedhjet parlamentare europiane në Gjermani. Sipas të dhënave më të fundit, është bërë e ditur se pas përfundimit të këtij procesi, kryeson grupimi I djathtë CDU/CSU e drejtuar nga kancelarja Angela Merkel.
Gjithashtu, këto zgjedhje parlamentare për herë të parë sollën një deputete shqiptare, e cila do të jetë pjesë e këtij parlamenti. Arba Kokalari është shqiptarja e parë e cila është bërë pjesë e Parlamentit Europian. Ajo rezervoi një ulëse në parlament, pas zgjedhjeve europiane që u mbajtën dje. Ajo jeton në Suedi, në qytetin e Stokholmit, ku kishte dhënë një kontribut aktiv në politikë me partinë moderate duke qenë edhe drejtuese e kulturës dhe udhëheqëse me rininë në këtë qytet.
Arba Kokalari u lind në Tiranë më 27 nëntor 1986 dhe njëherit është mbesa e veprimtares së shquar shqiptare dhe shkrimtares Misine Kokalari.


























