14.9 C
Zürich
Mittwoch, September 16, 2026

Pak minuta para seancës ku pritet të votohet shpërndarja e Kuvendit

Kanë mbetur vetëm edhe pak minuta deri në fillimin e seanccës së Kuvvendit të Kosovës, ku pritet të votohet shpërndarja e Kuvendit nga deputetët. Salla e Kuvendit të Kosovës ka nisur të mbushet me deputetët që po vijnë, ndërkohë që deri më tani është bërë e ditur se nnë kryesinë e Kuvendit janë deponuar 93 nënshkrime.

Pra 93 deputetë kanë nënshkruar se do të votojnë shpërndarjen e Kuvendit, prandaj mbetet të shohim sot se cfarë do të ndodhë në të vërtetë. Disa deputetë kanë folur para fillimit të seancës dhe kanë bërë  të ditur se i qëndrojnë besnik deklarimeve të tyre se do të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit, ndërkohë që në sallë deri më tani mungojnë vetëm deputetët e PDK-së dhe të tjerët janë të gjithë prezent.

Kujtojmë se deri në këtë pikë ka ardhur pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj nga posti i tij dhe për të mundësuar shpërndarjen e Kuvendit nevojiten 80 vota për. Nëse kjo ndodhë, dita e mundshme e zgjedhjeve të jashtëzakonshme mund të jetë 29 shtatori.