19.2 C
Zürich
Mittwoch, September 16, 2026

Pajtim Rama, kryetar i ri i Shoqatës “Studenti” të Universitetit të Cyrihut

Pa dyshim se njëra ndër shoqatat më masive dhe më aktive e  studentëve shqiptarë në Zvicër është Shoqata “Studenti” e këtij universiteti e cila në kuadër të saj prej 20 vitesh tubon me qindra studentë shqiptarë me prejardhje nga gjitha trojet etnike.

Nga Rexhep Rifati

Siç njoftohemi përmes faqes së Shoqatës “Studenti” të Universitetit të Cyrihut, mbrëmë me 25 Shkurt 2020, në njërin nga lokalet e këtij universiteti u mbajt mbajte mbledhja gjeneralë e kësaj shoqate, meqë rast u bë fjalë për aktivitetin e deritashëm u bë edhe zgjedhja kryesisë së re. Kryetar i ri i shoqatës “studenti” u zgjodh Pajtim Rama, ndërsa kryesinë e përbëjnë :

Viola Krasniqi, përgjegjëse për mediat socialej, Luftëtar Alija për komunikim, Linda Sulja – organizim; Enis Mustafa-  Webmaster/IT; Zana Lahu- koordinim; Eleonit Smajli- projekte dhe Dafina Elmazi- financa.

Pak historik për këtë shoqatë studentore shqiptare: Shoqata „Studenti“ është themeluar në vitin 2000, është një shoqatë e krijuar për studentët dhe prej studentëve shqiptar në Cyrih dhe është e akredituar në Universitetin e Cyrih-ut UZH dhe në ETH.

Përndryshe që nga fundi i viteve të 90-ta, studentët shqiptarë në Cyrih janë takuar rregullisht me njëri tjetrin dhe nga këto takime lindi ideja për tu njohur më mirë në mes veti dhe mbi të gjitha, për ti ndihmuar njëri tjetrit, ndaj edhe më vonë u themelua edhe vet shoqata “Studenti”.

Evenimenti i parë ka qenë „Sofra“, që në atë kohë mbahej në shtëpinë e njërit prej studentëve, në mënyrë që pastaj të evolojë dhe të kthehet në një organizim tradicional vjetor, në fund të çdo viti akademik, duke tubuar një numër të madh studentësh shqiptarë jo vetëm nga ky universitet por edhe më gjer.

Ndërsa nga aktivitet tashmë vjetore tradicionale në fillim të vitit është „Old meet Young“, eveniment ky që organizohet çdo vit në fillim të semestrit vjeshtor. „Old meet Young“ u mundëson studentëve të ri të njihen me studentët aktual ose me ish-studentët, me qëllim të këmbimit të eksperiencave në mes veti, si dhe informimin për procesin e studimeve dhe për karrierën pas studimeve. Ndër takimet vjetore është
edhe një mbrëmje festive për nderë të Ditës së Flamuri- 28 Nëntorit, që zakonisht mbahet në klubin „Rinora 4“ e që tubon  grupe të ndryshme vallëzimi si dhe grupe muzikore. Shoqata “Studenti”  gjithashtu zhvillon aktivitete të ndryshme kulturore e sportive edhe jashtë programit studimor, përfshi edhe ekskursione të parvjetshme në viset shqiptare, por edhe në trojet ku jetojnë shqiptarët prej shekujsh si në Kalabri e Sicili. Gjatë prillit të sivjetmë në kuadër të Federatës studentore të Studentëve Shqiptarë në Zvicër organizohet edhe një ekskursion njëjavor në Kosovë.