21.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Pa fuqi t’votës t’jenë t’parë!

Nga Sami ARIFI

Pa fuqi t’votës t’jenë t’parë!

Nga Sami ARIFI

Një marrëzi populli përjeton,
më vështirë se plumbi n’kokë rëndon!
Si s’kanë marre as turp çdo herë,
urrejtje n’mes vete t’pandërprerë!

S’konsolidojnë shtëpinë vet,
donë t’gjthë për t’u bërë mbret!
Harrojnë t’parët baba e nënë,
me shekuj etërit për çka ranë!

N’mes tyre inatet janë,
nuk duan shtet as vatan!
S’duan ligj as rregullësi,
para pa djerës për çuar n’shtëpi!

Jo, jo këtyre s’ju thuhet pari,
janë qyqarë e faqezi!
E dëmtojnë t’djegurën shtëpi,
t’vrarë e djegur 14-të mijë!
kështu i donë hasmi zi!

Mos t’votohen t’bëmit hor,
për t’pasur shtet ligjor!
Kështu duanë veç ca gomarë,
Pa fuqi t’votës t’jenë t’parë!