19.2 C
Zürich
Mittwoch, September 16, 2026

N’varr jo s’merret pasuria!

Nga Sami ARIFI

N’varr jo s’merret pasuria!

Nga Sami Arifi

Nënë e vuajtur dhe e mjerë,
mbetet duke pritur n’derë!
Fëmijët e vetë duke i andërruar,
e lanë t’vetëmi për t’jetuar!

Lotë i rrjedhin zemra i pëlcet,
e vetmuar pa fëmijë t’vetë!
Botën n’sy morën për t’fituar,
Nënën-loke e lanë t’harruar!

I pat rritur me vështirësi,
me skamje mundime si është më zi!
Për t’u shtuar me gjallëri,
për t’parë ditë t’bardhë n’shtëpi!

Çka t’vyen pasuria kur Nënë le t’harruar,
prindërit që t’rritën i le t’vetmuar!
Edhe vetë mbetesh një ditë mbi dhe,
mëshirë ndaj prindërëve kur nuk ke!

Nëna për fëmijën është madhështia!
n’varr jo s’merret pasuria!…