«Shkolla Shqipe» – Zvicër
Njoftim për Aplikim
Për inkuadrimin e mësueseve të rinj në procesin e mësimdhënies të gjuhës shqipe
Të nderuar kolegë/e,
Nisur nga fakti i kërkesave në rritje për hapjen e klasave të reja për mësimin e gjuhës shqipe në Konfederatën Zvicerane, «Shkolla Shqipe» në Zvicër, shpallë konkurs për mësues/e, në të gjitha kantonet e Zvicrës, si psh. Baselland, Bernë, Schwyz, Zug, Thurgau, Solothurn, Glarus, Appenzel, Tessin, Zyrih etj.
- Kriteret që duhen t’i plotësojnë kandidatët:
-
- Të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër,
- Të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane,
- Të jenë të diplomuar në fushën e mësuesisë në insitucionet arsimore. Përparësi kanë mësuësit e diplomuar në degët gjuhë shqipe dhe letërsi, parashkollor, arsim fillor, pedagogji, histori, gjeografi, muzikë dhe arte të kulturës shqiptare.
2. Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë kandidatët:
- Kërkesa për aplikim (shtojca bashkëlidhur)
- Jetëshkrimi (CV – Curriculum Vitae) shoqëruar me një fotografi
- Diploma (Kopje)
- Vërtetimet e përvojës së punës
- Lejeqëndrimi në Zvicër
- Çertifikatat për kurset e ndjekura (Nëse e posedon një të tillë)
3. Mënyrat e dorëzimt të dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet:
a. Në adresën postare: Oberlandstrasse 70, 8610 Uster,
«Shkolla Shqipe» në Zvicër,
ose të gjitha dokumentet e skanuara në PDF
b. Në adresën elektronike (e-mail) të «Shkollës Shqipe»: shkollashqipezvicer19@gmail.com
c. Për çdo paqartësi mund të kontaktoni Koordinatorin e “Shkollës Shqipe” në Zvicër, Dr.Vaxhid Sejdiun, në nr. e telefonit: 076 321 26 94
4. Afati i Aplikimit është i hapur nga data 5 korrik deri më 20 gusht 2023

























