20.9 C
Zürich
Dienstag, September 15, 2026

Një takim pune në nevos ag

Kur performanca ka rëndësi: Një takim pune në nevos ag

Patrik Gjokaj: nevos ag – një kompani e ndërtimit të rrjeti të telekomunikacionit me cilësi të lartë, e cila ofron qasje inovative në efikasitet dhe cilësi.

nevos ag: 5 Vite Suksesi dhe Inovacioni

Më 23 gusht 2024, nevos ag shënoi një moment të rëndësishëm, duke festuar 5-vjetorin e themelimit. Gjatë këtyre pesë viteve, kjo kompani ka arritur të ndërtojë një histori suksesi dhe inovacioni në industrinë e telekomunikacionit, nën udhëheqjen vizionare të Patrik Gjokaj. Me këtë rast të veçantë, ne ju prezantojmë historinë e zhvillimit të nevos ag, një firmë që për një kohë të shkurtër ka arrit suksese të lakmueshme në Zvicër, duke u rritur nga një start-up i vogël në një kompani me mbi 120 punonjës. Kjo është historia e një ëndrre që u kthye në realitet, përkushtimi dhe arritjet e një ekipi të palodhur.

Planifikimi, instalimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të telekomunikacionit

nevos ag, është një kompani lider për zgjidhje inovative në planifikimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve të telekomunikacionit të së ardhmes. E themeluar në Zvicër, nevos ag është e specializuar në ofrimin e shërbimeve të personalizuara për planifikimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të telekomunikacionit. Kjo kompani ka ndërtuar një reputacion të fortë duke ofruar zgjidhje të orientuara drejt së ardhmes, që jo vetëm plotësojnë por tejkalojnë pritshmëritë e klientëve.

Me një ekip të përbërë nga profesionistë me përvojë dhe të kualifikuar, nevos ag është përqendruar që ofrojnë performancë të shkëlqyer në mirëmbajtjen e rrjetit të telekomunikacionit, dhe të krijoj një infrastrukturë që përmbush kërkesat e së ardhmes.

Shërbimet kryesore të nevos ag

nevos ag ofron një gamë të gjerë shërbimesh në industrinë e telekomunikacionit, duke përfshirë:

  • Planifikim dhe konsulencë
  • Teknikën e vendosjes së kabllove
  • Teknikën e fibrave optike
  • Instalime me kabllo të bakrit
  • Mirëmbajtje elektrike të komplekseve banesore
  • Mirëmbajtje dhe servisime të ndryshme teknike

 Rrënjët e suksesit të Patrik Gjokajt: Një histori frymëzuese

Patrik Gjokaj është një sipërmarrës shqiptar nga Kosova, i cili është rritur në Zvicër. I ardhur si fëmijë me familjen e tij në vitet ’90, Patriku ka arritur suksesin në një treg të konkurrueshëm si ai i Zvicrës. Me një edukim të shkëlqyer dhe përkushtim ndaj familjes, ai ka ndjekur një rrugë të veçantë drejt suksesit, duke përfunduar studimet në Universitetin e St. Gallenit për ekonomi-biznes.

Pas diplomimit në 2014 dhe përvojës së tij profesionale, Patriku bashkë me kolegun i tij i punës vendosen të themelojnë firmën e tyre.

nevos ag u themelua në dhjetor të vitit 2019, është sot një kompani me 120 punonjës dhe në rritje të vazhdueshme.

Shtrirja e shërbimeve në gjithë Zvicrën

nevos ag operon në të gjithë rajonin e Zvicrës, duke përfshirë një partneritet të ngushtë me Swisscom-in për zhvillimin dhe zgjerimin e rrjetit të digjitalizimit dhe internetit të shpejtë. Swisscom planifikon të mbulojë 60% të Zvicrës deri në vitin 2025 dhe 80% deri në vitin 2030, me synimin që deri në vitin 2035 e gjithë Zvicra të jetë e lidhur me rrjetin e tyre.

Plani për zgjerim ndërkombëtar dhe sfidat

Megjithëse ka interes për zgjerimin jashtë Zvicrës, sidomos në Gjermani ku kërkesa është shumë e lartë, Patrik Gjokaj për momentin është i fokusuar në rritjen brenda vendit për shkak të sfidave procedurale dhe angazhimeve familjare. Patrik ka dy fëmijë të vegjël dhe është i përkushtuar ndaj balancimit mes punës dhe familjes.

Struktura e kompanisë

nevos ag është e organizuar në formë ortakërie. Patriku ka përkrah vëllain e vet dhe gjithashtu partneri tjetër ka përkrah vëllain e vet, kështu që në njëfarë mënyre janë katër udhëheqës dhe secili ka përgjegjësin e vet  me rolet e veta të specializuara. Patriku është përgjegjës për strategjinë financiare dhe operative, ndërsa partnerët e tij mbulojnë sektorët e tjerë të kompanisë.

Bashkëpunimi me Swisscom dhe kompani të tjera

nevos ag ka një partneritet të ngushtë me Swisscom dhe kontraktorët e saj të përgjithshëm, investitorin kryesor në rrjetin e telekomunikacionit në Zvicër, i cili ka një rol gjysmë monopolist në këtë sektor për shkak të trashëgimisë së tij nga shteti. Gjithashtu, kompania bashkëpunon edhe me operatorë të tjerë si Sunrise dhe Salt.

Punësimi i shqiptarëve dhe lidhjet familjare

Shumica e punonjësve në nevos ag janë shqiptarë, përfaqësues të një komuniteti të ngushtë dhe të bashkuar, me disa prej tyre që kanë lidhje farefisnore. Ky bashkëpunim i afërt ka krijuar një mjedis të qëndrueshëm dhe të suksesshëm për kompaninë.

Emri dhe logoja e kompanisë: Domethënia e nevos

nevos ag është një kombinim inovativ i termave «Network» dhe «Solution» (NEnetwork, EVO- evolution, Ssolution), që përfaqësojnë vizionin dhe filozofinë e kompanisë për ndërtimin e rrjetit të së ardhmes. Logoja e kompanisë është dizajnuar në Kosovë, nga një partner i besuar i kompanisë në fushën e dizajnit dhe shtypjes.

flexprint.ch: Një partner për reklamim dhe printim

Takimi me flexprint.ch ka qenë rastësor, por shumë i frytshëm. Të gjitha uniformat me logot e kompanisë janë prodhuar nga kjo studio e shtypit, dhe nevos ag është shumë e kënaqur me cilësinë e punës që ofron drejtuesja e kësaj studioje Adelina Rifati bashkë me vëllain Fatos Rifatin.

E ardhmja e nevos ag

Duke pasur një ekip të koordinuar dhe bashkëpunëtorë të besuar, nevos ag është pozicionuar për një rritje të vazhdueshme dhe suksese të mëtejshme. Falë përkushtimit të Patrikut dhe vizionit të tij, kjo kompani ka shtrirë rrënjët e saj në industrinë e telekomunikacionit të Zvicrës dhe po ndërton infrastrukturën e së ardhmes.

Patrik Gjokaj dhe ekipi i tij janë një shembull i suksesit dhe përkushtimit ndaj cilësisë dhe inovacionit. Me shumë pasion për punën dhe mbështetje nga partnerët e tyre, ata po ndërtojnë rrjete që premtojnë të transformojnë telekomunikacionin në Zvicër. /Foto: Afrim Nevzadi