Zgjedhja e z. Francois Lefort, President i Këshillit të Madh të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës, që posedon një njohje të mirë për të kaluarën dhe aktualitetin shqiptar, i martuar me pianisten e shquar shqiptare Ermira Lefort, është i një rëndësie jo vetëm për komunitetin tonë të madh në këtë kanton, por edhe për forcimin e marrëdhënieve miqësore midis dy popujve
Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati
Që nga viti1992 në Gjenevë jeton e vepron pianistja me prejardhje nga Shqipëria , Ermira Zyrakja-Lefort, një nga figurat e shquara të kulturës sonë në shtetin helvetik. Pa dashur të lëshohem në biografinë e saj të pasur, po ndalem vetëm nga këndi prej më tepër se dy dekada që e përcjelli punën e saj prej një artisteje që rrezaton përherë art, bukuri dhe vullnetarizëm.
Por kësaj radhe do të ndalem tek një segment tjetër, ai i aktivitetit politik të burrit të saj, z. Francois Lefort, që është një figurë e njohur prej shume vitesh në jetën politike e institucionale të Gjenevës, si në nivel të qytetit ashtu edhe në atë kantonal e më gjer.
Zotëri Francois Lefort, njihet edhe si veprimtar i shquar në fushën e ekologjisë dhe ruajtjen e ambientit çka e ka bërë të njohur e të dashur si në mesin e vendaseve ashtu edhe pjesëtarëve të komuniteteve të tjera, ndaj edhe kjo bëri që më 11 Maj 2020 të zgjidhet President i Parlamentit të Republikës së Kantonit të Gjenevës në nga radhët e Partisë Ekologjike, por i votuar edhe nga deputetet e partive të tjera parlamentare të këtij kantoni. Përndryshe, z. Francois Lefort, në Gjenevë e kanton njihet si personalitet i shquar, profesor e shkencëtar, i cili që në moshë të re iu përkushtua mbrojtjes së ambientit, ndaj edhe njihet si militant ekologjik, gjithashtu i angazhuar në politik prej vitesh, ndërsa nga viti 2009 edhe si deputet në këtë metropol diplomatike.
Dikush zgjedhjen e tij e quajti, si zgjedhje të një “Dhëndri i shqiptarëve” për zgjidhet President i Parlamentit të Republikës së Gjenevës, çka edhe mund të arsyetohet edhe me faktin se prej vitesh, që nga martesa me Ermirën, zotëri Francois Lefort, jo vetëm brenda familjes që ka krijua një harmoni me një shqiptare, por edhe me praninë e tij në shumë manifestime e ngjarje të shqiptarëve, jo vetëm brenda kantonit por edhe duke bërë edhe vizita miqësore e turistike në Shqipëri.
Ajo që më ka rënë në sy se ai gjatë takimeve me shqiptarë jo rrallë dëshiron të ndërroj biseda edhe në gjuhën shqipe, madje me rastin e një koncerti të Grupit artistik “Vëllezërit Arbëresh” nga Frasnita e Kalabrisë ai ndër të parët gjatë shkrepjes së fotove bëri simbolin e shqiponjës.
Si duket Gjeneva njihet me personalitete të shquara politike e parlamentare në mbështetje të mërgatës dhe përgjithësisht çështjes shqiptare . I tillë thuhet se ishte edhe ish- President i Parlamentit të Kantonit të Gjenevës Eric Leyvraz, një mik tjetër i shqiptarëve, i cili disa herë ka vizituar trojet shqiptare, si dhe deputeti në Parlamentin zviceran, Ueli Laumberger, që ka dhënë një kontribut të veçantë në periudhën e para dhe gjatë luftës në mbrojtje të mërgimtarëve tanë në kantonin e Gjenevës e të tjerë.
Ndaj edhe zgjedhja e z. Francois Lefort, që posedon gjithashtu edhe një njohje të mirë për të kaluarën dhe aktualitetin shqiptar është i një rëndësie të veçantë jo vetëm brenda një kantoni të madh siç është Gjeneva por edhe për forcimin e marrëdhënieve të miqësisë e bashkëpunimit midis dy popujve vendeve ku aktualisht jetojnë shqiptarët.
Me këtë rast nga fb i zonjë Ermira Lefort, shkëputa disa nga urimet në adresë të burrit të saj, postuar jo vetëm nga shqiptarët e këtij kantoni por edhe nga shqiptarët që jetojnë në trojet etnike, apo në mërgatë, por edhe nga radhët e artistëve arbëresh nga Kalabria:
Remzije Zeka Sherifi, Skoci: Shumë suksese e mbarësi në bartjen e detyrës së re , në postin më të respektuar e më të lartë të Republikës së kantonit të Gjenevës . U jam mirënjohëse që të dyve, ngase si anëtare e Bordit nga mërgata të WAW , në Nëntor të vitit të shkuar na e hapet këtë portë , mundësuat vizitën si dhe pjesëmarrjen në njërën nga seancat e këtij Parlamenti .
Komuniteti shqiptar në Gjenevë padyshim janë me fat dhe të privilegjuar që i pari i Kantonit është përkrahës i devotshëm i tyre dhe bashkudhëtare të jetës ka njërën nga përfaqësueset më të denja të kombit , ikonën e kulturës, Ambasadoren e artit dhe Integrimeve në Zvicër e më gjerë !
Përqafime nga Skocia
Nexh Isufi nga Cyrihu : Urime e pune te mbare për presidentin, qofshi të respektuar gjithmonë e nderuara Ermira!
Fatmira Llatja Urime , suksese dhe veç te mira paçi ne familjen tuaj. Përkrah një burri te suksesshëm qëndron gjithmonë një grua shembullore , siç je ti e dashur Mira
Jakup Reka nga Shkupi: Ju uroj shëndet, punë të mbarë dhe suksese në karrierë, i nderuari dhëndri ynë Z. François Lefort!
Buqe Dajaku-Avdiu nga Gjeneva: Urime i nderuar François Lefort , suksese !Unë si shqiptare e Kosovës jam shumë mirënjohës për qëndrimet e juaja ndaj vendit tonë më shumë probleme e sfida . Ju si politikan na nderuat flamurin , himnin dhe sakrificat tona shekullore për ndërtimin e shtetit !Më shumë respekt për ju dhe miken tonë , pianisten , artisten Ermira Lefort !Félicitation
Aina Hoti, Akoma kam ndjesinë e fjalimit ne Gjenevë. Sa bukur i tha fjalët ne Shqip. Dhe ne fund ajo rroftë Kosova, rroftë Shqipëria, rroftë Zvicra.
Tahir Shabani: “Me integritet demokratik e vërtetësi është prononcuar me diskutime të drejta për kauza të rëndësishme, për komunitetin shqiptar në diasporën e Zvicrës. Nga “dhëndri ynë” siç e konsiderojmë me shumë respekt e vlerësim, po ashtu është mik i yni dashamires, për diasporën shqiptare. Ky President i porsazgjedhur ne tribunën e larte parlamentare te Republikës e Kantonit të Gjenevës, përpos misionit të tij të rëndësishëm, ka gjithë afeksionin e shqiptarëve te komunitetit, sepse është “Presidenti” që me modesti, miqësisht e me respekt për ne, flet dhe gjuhën shqipe. Ka kontribuar për popullin shqiptar për arsim, shkence, kulturë dhe shkëmbime universitare për Shqipëri dhe Kosovë. Andaj në shqip i urojmë “punë të mbarë e të suksesshme në vazhdimësi” Z. Francois Lefort”, tha Shabani.
Salvatore Di Chiara Shumë Urime Z. FRANCOIS LEFORT!!!!
Mirela Duka-Xoxi Urime dhe suksese të mëtejshme „Dhëndrit tonë“ e dashur Ermirë! Jemi krenarë dhe të privilegjuar që presidenti i porsazgjedhur në tribunën e lartë të kantonit të Gjenevës flet gjithashtu shqip dhe ka si bashkudhëtare të jetës së tij një Shqiponjë Shqipërie (që di të fluturojë vetëm lart në Olimp, atje ku janë vlerat më të larta hyjnore dhe njerëzore).
SUKSESE!
Michele Greco, Frascineto Kalabri: I dashur mik François Lefort, ju uroj të gjitha më të mirat për zyrën e re politike që ju është dhënë. Ju uroj shumë sukses me sensin e ekuilibrit dhe vendosmërisë që ju ka shquar gjithnjë në përvojën tuaj politike. Punë e mirë.
Hanife Kryeziu Nuk ka asgjë më tërheqëse në këtë planet se sa një femër e mençur – thotë Bukowski, per unë i kisha shtuar ju jeni edhe e bukur ! Çift i mrekullueshëm , u priftë e mbara !
Fitore Qirezi, Shkup: Përgëzime të sinqerta! Bujarinë dhe mikpritjen e z.François e përjetuam nga afër! Kisha pas dëshirë që të jeni mysafirët e mi ne Shkup! Përqafime Ermira!
Asllan Karaj Sa mire! Plotësisht e meritueshme për Francois. Ai është miku ynë dhe i gjithë shqiptareve. Duhet te jemi te kënaqur dhe krenar qe një mik i madh ngjitet ne atë podium nderi. Félicitations!
Mimmo Imbrogno: Qivita Kalabri Të dashur miq François dhe Ermira Lefort, jam i sigurt se ky pozicion i ri i Francois, si President i parlamentit te Republikës se Gjenevës, do të jetë një sfidë e re që do të realizojë me cilësi, sepse, me përvojën, ndjeshmërinë dhe profesionalizmin në punën e tij, François do të jetë në gjendje për të dhënë një kontribut të çmuar për Qeverinë dhe për të gjithë qytetarët , pa harruar diasporën shqiptare për të cilën është kaq i apasionuar. Dhe me mbështetjen bashkëshortes së tij, Artistja Z. Ermira Lefort, dhe e gjithë familja do të arrini suksesin që meritoni. Me respekt dhe miqësi,
Mimmo Imbrogno
Mimoza Ziko Është per t’u admiruar e vlerësuar personaliteti i bashkëshortit tuaj për dashurinë ndaj shqiptareve dhe gjuhës shqipe. E, besoj se duke ju njohur juve, vlerat , mirësinë …….Ai u dashurua me shqiptarët e Shqipërinë. Respekte për ju Mira dhe Presidentin Z.Francois Lefort
Saime Isufi Urime Ermira! Më bëhet qejfi shumë për ty dhe suksesin e burrit tënd! Nuk e harroj takimin e parë me ty dhe ja ku je sot? Të përqafoj!
(Me këtë rast përzgjodha disa nga fotot në arkivin tim për këtë çift të mrekullueshëm bashkëshortor, si dhe foto që nga njohja me artisten e mirënjohjen Ermira Zyrakja – Lefort. Përfshi edhe foton nga intervista e parë me Ermirën realizuar në Cyrih më 23 Prill 2005)

































