Sot në Kosovë është lansuar fushata vetëdijesuese “Të gjithë jemi këmbësorë”. Kjo fushatë u inicua dhe lansua nga Divizioni i Trafikut Rrugor I Policisë së Kosovës në përkrahje të Departamentit Koordinues të Këshillit për Siguri Rrugore i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.
Qëllimi i kësaj fushata vetëdijesuese është këmbësori, i cili në trafik vazhdon të konsiderohet si njëri nga më të rrezikuarit, e sidomos pas aksidenteve të shumta që kohëve të fundit kanë ndodhur në Kosovë. Në kuadër të këtij aktiviteti ku marrin pjesë zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës dhe ministria, janë shpërndarë fletushka që kanë për qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik.

























