22.5 C
Zürich
Mittwoch, September 16, 2026

Në shtëpinë e hero Agim Ramadanit në ditëlindjen e tij

/Ose: Si dy ditëlindje brenda dy ditësh lidhën përjetësisht një çift ideal, apo si e shkarravitën serbët pikturën e Agimit me katër S-a, duke mos u shkuar mendja se po ai Agim do t`ua shkulë edhe gurin e kufirit!!!)

 

Sot e ka ditëlindjen shoqja e jetës dhe veprimtarisë së hero Agim Ramadanit, zonja Shukrije Ramadani, ndërsa vetëm dy ditë më parë Agimi. Ky ishte fati i jetës së çiftit, që i lidhi bashkë i njëjti fshat i lindjes, e njëjta shkollë fillore dhe e njëjta rrugë jetësore nga shkollat ushtarake e deri te ndarja në fushën e nderit.Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Dhe pikërisht në ditëlindjen e Agimit, Shukrija bashkë me të vëllain e heroit, doktor Jashar Ramadanit na bënë një ftesë për një vizitë të shkurtër në shtëpinë e heroit, ku që në hyrje të oborrit të pret një nga simbolet sublime të luftës së fundit për liri, guri i kufirit që ndante në dy anët tokën shqiptare, ndërsa po në korridorin e shtëpisë një pikturë që i kishte bërë Agimi si ushtarak Urës së Mostarit, të cilën policia serbe gjatë një hyrje brutale në shtëpinë e  e tij në luftën e fundit e kishin gërvisht me thikë duke i shkruar katër s-sat fatal, që nuk e patën jetën e gjatë. Pasi që vetëm pak muaj më vonë Agimi me shokët e tij të luftës do t`ua nxjerr përgjithmonë edhe gurin e kufirit që ndante padrejtësisht

Me këtë rast falënderoj mikpritësit edhe në emër të grupit në përbërje me miqtë e mi :  Afrim Konjufcën nga Ferizaj dhe Xhevdet Kallabën e doktor Xhavid Hajdarin, për këtë vizitë shumë mbresëlënëse e cila na ngjalli shumë emocione.

Ndaj edhe më këtë rast edhe në emër të shoqëruesve të kësaj vizite, por edhe në emër të familjes sime i urojmë shëndet, jetëgjatësi e lumturi me fëmijë e nipa e mbesa zonjës Shukrije Ramadani, që në mënyrë aq të dinjëtetshme ruajti emrin e nderit të hero Agimit, duke i edukuar fëmijët me virtitet e afërsisë njerëzore e vlerave atdhetare. Por edhe përtëriu emrin e Agimit me nipin e parë dhe me emrin Katana mbesën e saj.