20.3 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Ne i bëmë shtetet, por duhet të bëjmë kombin

Nga Shqipe Bytyqi

Në 1861, Massimo d’Azeglio tha “E bëmë Italinë, tani duhet të bëjmë italianët.” Italia kishte territorin, por jo identitetin qytetar dhe moral. Fjalia e tij eshte më aktuale se kurrë për ne. Shteti mund të shpallet me dekret, por kombi ndërtohet me kulturë, moral, solidaritet dhe dashuri.

Ne, shqiptarët, tani në shekullin XXI kemi shtetet. Shqipëria dhe Kosova( edhepse nga disa shtete ende jo e njohur) funksionojnë me institucionet dhe ligjet e tyre, duke mos harruar qe pjesa tjetër e kombit jeton e shpërndarë në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Greqi, shpesh pa mundësi vetëqeverisjeje nën presione sociale dhe diskriminime. Do të ndalemi te shtetet qe kemi. Kemi dy shtete, kemi kufijtë, qeveritë dhe politikat, fatkeqesisht jo të unisuara. Por plaga më e madhe ëdhtë mungesa e unitetit të zemrave, vetëdijes morale dhe solidaritetit qytetar mes nesh. Pra kultura qytetare, vlerat e perbashkëta, respekti dhe përgjegjësia kolektive jane ato ku ngecim. Nga kjo rezulton që procesi i krijimit të mirëfilltė dhe unifikimit të kombit shqiptar është po aq i vështirë sa edhe ndërtimi i shteteve tona. Ai kërkon edukim, moral, kulturë dhe bashkëpunim mes brezave, brenda dhe jashtë kufijve. Gjersa, përçarjet socio-politike, rivalitetet ideologjike dhe fetare janë plagë të hapura që pengojnë bashkimin shpirtëror dhe moral.

Një nga mesazhet qe nxjerrim nga thenja e Massimo d’Azeglio është se rilindja e vërtetë nuk është politike, por morale. Nuk nis nga harta, por nga qytetërimi i njeriut, nga aftësia për të ndërtuar respekt, besim dhe identitet te përbashkët. Siç Italia kërkoi kohë për të “bërë italianët”, edhe ne duhet të punojmë për te bërë shqiptarët shpirtërisht dhe qytetarisht nje komb të unifikuar, të gatshėm pėr sfidat rajonale në kapercyell të ndrrimeve globale.