Viteve të fundit para se në mënyrë institucionale janë duke u bërë përpjekje kryesisht individuale, që të këmbehen vizita dhe të shtohet bashkëpunimi midis vëllezërve tanë arbëresh me ata kosovarë. Në këtë kuadër në Ditën e Pavarësisë së Kosovës do të kemi lëvizje të dyanshme: Grupi artistik «Kreshnikët e lirisë» nga Kalabria shfaq program në Ferizaj, ndërsa që një autobus me mbi 25 prishtinas ka udhëtuar drejt Sicilisë, gjegjësisht te Hora e Arbëreshëve.
Foto-
teksti: R. Rifati
Me këtë rast përmes ca fotove të grupit artistik « Kreshnikët e Lirisë», që udhëhiqet nga artistja e mirënjohur arbëreshe, Paola Napolitano, nga arkivi im i 4 Gushtit 2018, përzgjodha pjesëmarrjen e këtij grupi në Etnofestin e fshatit Kukaj, ku artistët arbëresh shfaqen një program tejet mbresëlënës.
Për mua është kënaqësi e veçantë që për aq sa kam mund ti ofroj grupet artistike arbëreshe me trojet tona etnike dhe mërgatën. Kështu pas gjashtë vitesh, Grupi artistik «Kreshnikët e lirisë» nga Kalabria, , sërish viziton Ferizajn dhe merr pjesë në programin festiv kushtuar Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Derisa ky grup arriti sot në Ferizaj, një grup tjetër vizitorësh nga Prishtina arrijnë sot te Hora e Arbëreshëve në Sicili, po ashtu në kuadër të Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Kështu nga dita ditës po shtohen këmbimet turistike e kulturore mids vëllezërve arbëresh dhe ata të trojeve të të parëve të tyre. Ndërsa me inaugurimin e shtatores së Kryetrimit tonë Gjergj Kastriotit Skënderbeu në Hora të Arbëreshëve me 30 Gusht 2024, në kuadër të ditës së themelimit të Horës së Arbëreshëve, shpresoj se ky këmbim vizitash ndërvëllazërore se do të jenë edhe më të shpeshta.





























