Koordinatori i Qendrës Kulturore të Kosovës në Stamboll, Qamil Bytyqi, prej vitesh bën një punë të madhe e me vlerë për afirmimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në mesin e bashkëkombësve tanë në Turqi. Ai gjatë javës së fundit bëri një udhëtim të gjatë nëpër disa loalitetet të Trqisë, të banuara me shqiptarë ku u ndalë veç e veç me ta për të komunikua për jetën dhe arritjet e tyre. Me këtë rast përzgjodhëm një kronik nga udhëtimi i tij nëpër Turqi, duke ndarë tri katër momente interesante.
Me moton “TË RINJTË SHQIPTARË I DALIN ZOT KULTURËS SË TYRE”, ai mori pjesë në një mbledhje të organizuar në bashkëpunim të Lidhjes së Rinisë Shqiptare dega në Sakarya dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjik, për domosdoshmërinë e preferimit të Gjuhës Shqipe nga ana e fëmijëve në shkolla si lëndë zgjedhore. Ndaj edhe me këtë rast Qamil Bytyqi , falënderoi Lidhjen e Rinisë Shqiptare dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe të gjithë pjesëmarrësit.
Në rrugë sipër Bytyqi, duke u kthyer nga Niksari, ai u ndal në Bolu për të vizituaa futbollistin e ekipit Malatyaspo, Erkan KAŞ-Gash (Dedincë) shqiptar nga Niksar- Fshati Kapıağzı, ku nga Stambolli për në Niksar, Qamili udhëtoi me babën e Erkanit.
Ndërsa në rrugë për Niksar, rasti e qiti që në një restorant në KÖROĞLU të takojë edhe një grup shqiptarësh nga Bafra.
Si të evçantë e interesante bashkëpunëtori ynë e paraqet edhe arritjen në Niksar në Festivalin e fshatit Kapiagzi ku i gjithë fshati është shqiptarë dhe që ruan për më tepër se gjysmë shekulli gjuhën dhe traditat e të parëve, të migruar kamatë në këtë anë të Turqisë, mbi 800 kilometra lindje të Stambollit, me një distancë prej 10 orësh udhëtimi me automobil.
Karakteristike është se në shumicën e takimeve shqiptarët e Turqisë në shenjë dashuri për vendin e të paraardhësve të tyre, bëjnë me duar shqiponjën shqiptare apo edhe bartin në manifestime flamurin kombëtar apo edhe bëjnë tatuazhe me shqiponjën dykrenare.



































