Në Frasnitë të Kalabrisë përmes një organizimi shumë mbresëlënëse papas Dr. profesor, Antonio Belluscit, iu dorëzua dekreti i shtetësisë së Republikës së Kosovës, akordua nga Presidentja Vjosa Osmani, të cilin e dorëzoi në emër të presidencës, Vehbi Miftari. Paraprakisht Ornela Radovicka, drejtoreshë e Qendres Albanologjike pranë Bibliotekës «A. Belluscit». E cila foli në temën : “ Rrugëtimi i At Antonio Belluscit dhe kontributi e tij për çështjen e Kosovës në relacionet ndërkombëtare.
Foto e teksti: Rexhep Rifati
Kjo shtetësi ndërlidhej me 89 vjetorin e lindjes së atë Antonios kësaj figure poliedrike, që përmes bibliotekës së tij madhore dhe punës së tij shumëvjeçare te arbërorët e Greqisë dhe pjesë evrepane të mërgatës shqiptare.
Për të uruar ditëlindjen dhe shtetësisë atë Antonio Belluscit ne nga radhët e mërgatës udhëtuam nga Zvicra, Gjermania e Astria, por pati pjesëmarrës edhe nga Kosova dhe Maqedonia Veriut;
( Ditëve në vazhdim do të japim raporte më të plota rreth kësaj ngjarje me interes për Kosovën dhe Arbërinë)





































