19 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Ndotja e ajrit shkaktar i astmas tek fëmijët

Trendi i rritjes së astmës tek fëmijët, po shkonë cdo herë e në rritje, dhe krejt kjo si pasojë e ndotjes së madhe të ajrit. Sipas një studimi të bërë së fundi, është parë që diku rreth 80% e fëmijëve që kanë astma jetojnë afër nyjave rrugore, dhe për pasojë kanë probleme serioze me shënndetinn e tyre.

Sipas këtij studimi është thënnë se fëmijët që jetojnnë afër rrugëve kanë më shumë rrezik që të përballen me formë të rëndë të astmës.

Tymi dhe gazrat e liruara nga automobilat respektivisht dyoksidi i karbonit dhe ozoni i kontribuojnë zhvillimit të astmës, ka vërtetuar studimi. Ndotja e ajrit dhe trafiku i dendur në qytetet e mëdha munden seriozisht ta dëmtojnë shëndetin e fëmijëve.

Vetëm me reduktimin e emetimit të gazrave do të mund të zvogëlonim numrin e fëmijëve të sëmurë nga forma e rëndë e astmës.