22.5 C
Zürich
Mittwoch, September 16, 2026

Në Gjenevë, mirëpritet ekspozita e piktores ferizajase, Lebibe Topallit

Ekspozita e hapur në galeritë reprezentative La Cite du Temps, që ditën e parë me 30 e sa punime të ekspozuara, zgjoi interesimin e vendaseve si për nga motivet ashtu edhe për faktin se aty prezantoheshin punimet e një piktoreje kosovare që tash më ka bërë emër në botën e artit
Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Gjenevë, 18 Janar: Në prani të një numri të konsiderueshëm artdashësish, shqiptarë zviceranë e të tjerë, që jetojnë në këtë mjedis shumë kulturor, u hap ekspozita e piktores nga Ferizaj, Lebibe Topallit- Shabani , e cila me 30 e sa pikturat e saj në teknika të ndryshme, kryesisht akril ne pëlhurë, ka bërë që të tërheq vëmendjen edhe të kritikëve të huaj të artit, nga të cilët jo vetëm nga Zvicra .
Që në fillim të hapjes solemne, me një fjalë rasti rreth jetës dhe veprës së Lebibe Topallit, të pranishmëve ju drejtua pianistja e mirënjohur që jeton prej afro tri dekadash në Zvicër, Ermira Zyrakja – Lefort . Ajo ërkujtoi se ekspozita përbëhet nga tri tersi: « The time », Don`t Stop My Time »& « Non- Stop » Ndaj edhe emërtimi « The time » siç përmendi ajo, lidhet me arsyen se është koha ajo që kalon të gjitha dhe mbijeton përgjithmonë. Ndërkohë përmendi edhe veprimtarinë artistike të piktores Lebibe Topallit, që deri më tash ka qenë pjesë e rreth 50 ekspozitave kolektive ndërsa që kjo e fundit në Gjenevë është e pesta individuale.
Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, Ramadan Avdiu, të cilët me këtë rast vlerësoi lartë veprimtaritë e tilla artistike, që janë edhe një komponent i rëndësishëm në fushën e bashkëpunimit kulturor Kosovë- Zvicër dhe se këto veprimtari po shtohen gjithnjë e më tepër në fusha të ndryshme. Autorja e ekspozitës Lebibe Topalli, falënderoj të gjithë të pranishmit theksoi se ndihet e nderuar që ishte ofruar një ambient i tillë i mrekullueshëm për ekspozimin e punimeve të saj stafit të galerisë, me rreth 30 piktura të punuara e të dedikuara special për këtë hapësirë. Ndërkohë falënderoj edhe stafin e konsullatës së Kosovës, Qendrën e Kulturës së Kosovës si dhe artistet Ermira Zyrakja dhe Mimoza Nazarko, për pikat muzikore që realizuan. Një falënderim ia dedikoi edhe Kosova Wines, për pijet e ofruara me këtë rast.
Sa i përket biografisë së Lebibes ajo është e lindur në Ferizaj në vitin 1981. Ka mbaruar studimet për arte pamore në Universitetin e Tetovës, ndërsa masterin në arte e ka bërë në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht punon si mësimdhënëse në Shkollën e Mesme të Arteve “Çesk Zadeja” në Ferizaj. Në vitin 2016 ka fituar çmimin “Artisti i vitit”. Po ashtu është themeluese e festivalit të parë ndërkombëtar të muraleve në regjion, të quajtur “Mural Fest”, në të cilin ajo mbajtur postin e drejtoreshës. Hapësirë të shkëlqyeshme në emër të misionit diplomatik, të Kosovës
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 1 Mars 2017. Adresa: La Cité du Temps , Pont de la Machine 1,1204