17.7 C
Zürich
Mittwoch, September 16, 2026

Muzikë shqiptare në Lubjanë

Në kuadër të projektit ‘Balkan Open Jam’ , më datën 16 prill në qytetin e Lubjanës u interpretuan këngë arbëreshe dhe këngë të vjetra qytetare nga Jelena Soro dhe grupi i saj. Në këtë koncert ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Ambasada e Shqipërisë. Pjesëmarrës ishte gjithashtu edhe Dino Murtezani, promovues i njohur i këngës dhe kulturës shqiptare, njëherësh artist i shquar i muzikës tradicionale – instrumentale, i cili jeton dhe vepron në Slloveni qysh nga mosha e hershme.

Në rrjetin e tij facebook ai ka postuar edhe video të këngëve shqipe të kënduara nga Jelena Soro. Jelena Soro dhe grupi i saj kanë interpretuar edhe më parë këngë shqipe për të treguar diversitetin dhe për të shfaqur respektin kulturor ndërmjet popujve të rajonit.