Nga Sami ARIFI
Atdhetari, Musa Emini nga Ferizaj, ishte i pakursyer në avancimin e çështjes kombëtare për dekada me radhë. Ai dha kontributin për atdheun, për çështjen kombëtare shqiptare, pa llogaritur çmimin e pasojave që i ndodhënin atij dhe familjes së tij. Musa Emini i përballoi, edhe pse pati raste ku u arrestua dhe u keqtrajua rëndë me rrahje shtatë herë, dy herë me shufra elektrike nga milicia okupatore e pushtetit serb, ndërsa shoqja e tij u keqtrajtua me rrahje e cila pati thyrje të dy brinjëve, me kondak të pushkës, para derës së shtëpisë së saj nga barbarët serbë… Atdhetari, Musa Emini, është shkrimtar i cili nxori në dritë disa vepra ndër ato janë: Simbole të Lirisë, Një Jetë për Atdhe e të tjera, ku, tash nga puna e tij e pandërprer, në shtëpinë e tij po lulëzon muzeu që ruan në gjirin e tij qindra artefakte me vlerë të kulturës në lashtësi të popullit shqiptar.
Atdhetari Musa Emini nga fshati Carralevë-jeton dhe vepron në Ferizaj.
Atdhetari, Musa Emini, veprimtarinë e bëri së bashku me familjen e tij, ai i shërbeu vendit, veçmas në periudhën e okupimit të atdheut nga pushtuesi serb. Musa Emini nga Ferizaj la shtëpinë e tij në shërbim të organizatave shqiptare duke qënë edhe vetë pjesëmarrës i këtyre organizatave, madje të ndihmuar nga tërë familja e tij. Në shtëpinē e Musa Eminit, jo vetëm që funksionoi selia e Degës së LDK-së dhe selia e Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Shoqata Humanitare «Nëna Tereze», por në këtë komunë funksionoi edhe e tërë alternativa shqiptare. Musa Emini ishte kryetar i Këshillit për Shëndetsi në kuadër të Shoqatës „Nëna Terezë“, ai ishte edhe delegat i KRK-së për Shoqatën në fjalë. Musa hapi tri ambolanca në Ferizaj dhe një në fshatin Dardani të cilat punuan në dy ndërrime. Musa Emuni, në fillim të luftës kishte hapur edhe një ambulancë në fshatin Greme dhe një në fshatin Komogllavë, të cilat milicia gjakatare serbe me makinerinë vrastare të tyre në këto dy fshatra i bënë ambolancat rrafsh me tokë. Poashtu, Atdhetari, Musa Emini, ishte edhe kryetar i Këshillit të Pajtimeve, ku pajtoi mbi 78-të raste, ndër to edhe raste me vdekje. Musa ndihmoi ushtarët e UÇK-së me barna, ushqim dhe veshmbathje gjatë luftës përmes Shoqatës, ai poashtu edhe pas luftës ndihmoi ushtarët e viseve të Kosovës Lindote dhe dhe ata të Maqedonisë që nuk guxonin të ktheheshin në vendin e tyre, ai ndihmoi edhe veteranët dhe familjet e tyre. Atdhetari Musa Emini për kontributin e madh që dha për atdheun gjatë çlirimit të vendit u shpërblyer me më se 30-të mirënjohje…
Atdhetari Musa Emini, pas luftës në Kosovë, ishte i pasionuar për të nxjerrë në dritë trashëgiminë, autoktoninë, pra, lashtësinë e kulurës shqiptare, ku shtëpia e tij u bë tashmë muzeum etnologjik. Musa Emini u përqendrua, me punën e tij të pandalshme, në grumbullimin e vlerave etnografike, eksponateve nga fusha të ndryshme të punës që nëpër kohë bënte populli ynë; të blegtorisë, të bujqësisë si dhe krijimtarisë artizanale e të fushave në lami të tjera… Atdhetari, Musa Emini, pas përfundimit të luftës në Kosovë, një kat të shtëpisë së tij e ktheu në muze për të mirën e atdheut, pasuruar me shumë artefakte, eksponate të cilat i kishte grumbulluar, nga tërë territoret shqiptare, në muzeun e shtëpisë së tij në qytetin e Ferizajt. Atdhetari, Musa Emini, tërë këtë punë e kishte bërë për disa vite me shumë përkushtim, zell e dashuri, pa pasur as ndihmën më të vogël materiale e morale të institucioneve relavante të kësaj lamie të nivelit lokal e as të atij qëndror të RK-së. Atdhetari Musa Emini, me përpjekje të panumërta kishte arritur t’i tubojë orenditë e ndryshme shtëpiake, bujqësore, muzikore, kostume popullore apo edhe libra me vëlera të veçanta.
Në muze ishte edhe fotografia e nënës së tij fisnike, ndonse mbante familjen e saj me punë dore, që ishte frymëzuar për atdhetari Musa dhe familja e tij. Babai i Atdhetarit, Musa Eminit, ishte atdhetar i devotshëm, por që kishte ndërruar jetë më herët. Ajo që bie në sy në pjesën e shtëpisë të kthyer në muze, nga pronari i saj, Musa Emini, është se shtëpia e Atdhetarit Musa Emini ka një lokal të ngushtë që nuk mjafton për gjithë ato qindra eksponate që ka grumbulluar. Atdhetar, Musa Emini, i pandalshëm i dhënë pas vlerave materiale e shpirtërore të popullatës shqiptare të kësaj treve. Po të ishte një ndihmë e institucioneve shtetërore, sado modeste materiale, nga komuna e Ferizaj apo nga qendra, pjesa e muzeut do të zgjerohej, meqë kjo shtëpi dhe ky muze nuk i përket vetëm Musa Eminit, por edhe qytetit të Ferizajt e më gjerë. Do të ishte me interes që këto eksponate e vlera t’i ofrohen edhe brezave të rinj e studentëve. Ky muze, poqese do të ndihmohej financiarisht një ditë në kushte më të mira, do të jetë një lokal më i madh, aq më parë që shumica e heronjve dhe dëshmorëve që ranë në luftën e fundit, siç ishin: Enver Topalli, Hyrë Emini, Rexhep Bislimi e shumë të tjerë, ata të rënë në përjetësi, po në këtë shtëpi zhvilluan një pjesë të aktivitetit humanitar, informativ e politik, madje jo vetëm ata, por edhe një pjesë e aktivistëve që pas lufte deri më sot u bënë pjesë e institucioneve dhe organeve komunale, aktivitetin në masë të madhe e filluan dhe e zhvilluan pikërisht në këtë shtëpi.
Shtëpia e Atdhetarit, Musa Eminit, krahas ndihmës për muze, së paku e meriton një pllakë përkujtimore në shenjë falënderimi, jo vetëm për pronarin Musa Emini, por edhe për të gjithë ata që nga këtu u mobilizuan në frontin politik e social, por edhe në frontin ushtarak për çlirimin e vendit, disa nga ata të cilët flijuan dhe ranë në përjetësi. Shtêpia e Atdhetarit, Musa Eminit, është institucion në vete, sepse aty për disa vite u zhilluan ngjarje me aktivitete të shumta kombëtare, prandaj kjo nuk guxon të bie në harresë, meqë aty kishte lindur dhe lulëzuar rezistenca kundër okupatorit serb. Tashmë në këtë shtëpi lulëzon kultura shqiptare, muzeu që ruan me qindëra artefakte me vlerë… Kur flasim për shtëpinë e Musa Eminit, mund të flasim për një institucion në vete, sepse për disa vite aty zhvilloheshin ngjarje e aktivitete të shumta. Dhe që e tërë kjo mos të bie në harresë, ne, pronari i saj, së paku përmes këtij muzeut, sikur na e kujton se aty ku dikur ka lind e edhe ka lulëzuar rezistenca ndaj një okupuesi shekullor, së paku tash po lulëzon një kulturë tjetër, ajo e një muzeu origjinal që ruan në gjirin e tij qindra artefakte me vlerë.
Disa nga artefaktet me vlerë kombëtare
Atdhetari, Musa Emini, u mor edhe me shkrime, ai ka të botuara dy libra: Një Jetë për Atdhe dhe librin tjetër që titullohet Simbole të Lirisë. Atdhetarit Musa Eminit i uroj shëndet, jetë të gjatë dhe aktivitet të pandalur, vertikalisht, në çdo kohë, në veprimtarinë kombëtare, por edhe kulturore për të nxjerrë në dritë trashëgiminë kulturore të popullit tonë. Respekt!


























