20.3 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Përurohet libri: Atdhetari i shtigjeve të lirisë – Xhavit Haziri

Të nderuar bashkatdhetarë, miq e dashamirë, ftoheni të vini për përurimin e librit monografik “Atdhetari i shtigjeve të lirisë – Xhavit Haziri”, të autorit Mustafë Krasniqi.

Në përurimin e këtij libri monografik, të pranishëm do të jenë: recensenti i librit profesor dr. Vaxhid Sejdiu, redaktori i librit prof. Isuf  Ismaili, ish konsulli i Republikës së Kosovës në Berlin, Binak Berisha, nxënësit e shkollës shqipe në Aache, të cilët kanë marrë si detyrë të recitojnë poezitë e heroit Xhavit Haziri, por edhe poezi të krijuara për të, ndërsa moderimin do ta bëjë mësimdhënëse Elizabeta Statovci, si dhe do të keni mundësi të mësoni një pjesë të veprimtarisë së heroit Xhavit Hazirit.

Të pranishëm do të kemi mysafirë nga Zvicra,  Austria dhe  Franca
Përurimi i librit monografik mbahet më 19 mars 2023, në ora 18:00 në adresën:

Kaiserstraße 96,
52134 Herzogenrath-Achen

Pjesëmarrja juaj, së pari, do ta nderojë figurën e heroit të kombit, Xhavit Hazirit, pastaj do të na nderoni edhe të gjithë ne.
Për të pranishmit do të shtrohet edhe një apero.

Me respekt
Në emër të Këshillit Organizues
Arbër Haziri
Tel. (+ 49) 0175 1536018
Emaili: info@art-inox.de