20.9 C
Zürich
Dienstag, September 15, 2026

Musa Jupolli: “Jemi në Vjenën mike, që aq shumë mbështeti shqiptarizmin»!   

(Fjala e kryetarit të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, në takimin “Pranvera e Vjenës 2023”)  

 Pas 44 viteve përsëri dal në provim para Profesorit tim Isak Shema. Këtu mungon Profesor Hasan Mekuli (ndjesë pastë) më të cilin kisha një histori me vete, ai që aq shumë me mësoi për letërsinë botërore, ashtu siç më mësoi Profesor Isak Shema për letërsinë shqiptare!

*

Jemi këtu në Austrinë mike, në Vjenën e kulturës, artit dhe notave të muzikës, në Vjenën e Operave, në Austrinë e gjuhëtarëve që na përkrahën dhe i dhanë aq peshë gjuhës shqipe në prejardhje nga ilirishtja, albanolog austriak e gjerman:

Gustav Majer, . (1850-1900) albanolog: “Gjuha shqipe ka rridhje nga ilirishtja dhe përbënë familjen e gjuhëve indoevropiane.

GOTFRID VlLHELM LAJBNIC ( 1 646- 1717) «Shqipja është gjuha e ilireve të lashtë».

Norbert Jokl (1877-1942) studjues i gjuhës, morfologjisë dhe sintaksës shqiptare, e shumë të tjerë që ndritën prejardhjen e gjuhës shqipe nga gjuhë e lashtë ilirishte.

Arnold fon Harf, (1497) Udhëpërshkrues që mund të quhet edhe kalorës ku veç fjalëve që mblidhte ai përmend Mitrovicën, Tivarin e Ulqinin, Durrës e Vlorë, në shënimet e tij.

Albanologu gjerman Johan Georg von Han : “Shqiptarët janë të vetmit që kanë ruajtur gjuhën e vjetër të tyre pellazgjike dhe shqipja është vazhduese e drejtpërdrejtë e ilirishtes”

Po edhe në kohë të mëvonshme albanologu Vilfird Fidler, përktheu edhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe novela të I. Kadaresë, poezi të M. Camajt, poezi të A. Podrimjes, kërkime e shkrime tjera për gjuhën dhe kulturën shqiptare.

*

Jemi këtu në Vjenën e Schubertit, Mozartit, Joseph Haydn, Stefan Zweig, Franz Kafka, Robert Musil, Gustav Klimt e sa e sa figurave tjera…

Po i jemi aq mirënjohës Austrisë mike në përkrahje për lirinë e Dardanisë.

Jemi këtu në Vjenën e Gjergj Kastriotit, në Vjenën e Alexandër Moisiut, Karl Gegës arkitekt, eshtrat e të cilit janë në Panteonin e njerëzve më të shquar të Austrisë: Mozart, Beethoven Schubert, Strauss, Brahms, siç na e shpjegon edhe Robert Elsie, e sa e sa krijuesve e artistëve të letrave, artit, muzikës dhe arkitekturës.

Vjena e gjashtë shekujve para erës sonë e sot, Vjena e Parisi n’ etjet e mia.

Jemi këtu “Pranvera e Vjenës 2023” me fjalën e bukur për artin dhe letrat tona, evropian që nga më të parët e Evropës, që me këto fjalë t’i falemi Gjergjit emri i të cilit udhëton në gjithë botën dhe është identiteti ynë!

Siç thotë filozofi, shkrimtari e historiani iluministi Voltaire: “Po ta kishim edhe një Gjergj Kastriot të Dytë, këmbë otomani nuk kishte për të shkelur n’ Evropë”

Siç soneti i Pierre De Ronsard

Veç kuaj të harbuar dhe racës, nxjerr Epiri

Që dalin fitimtarë në vrapin olimpian;

Por nxjerr dhe luftëtarë kreshnikë të tillë me nam

Që mburren se në rrembat u lëvrin gjak Akili.

Pirron kam dëshmitar, atë fatos vigan,

Që kurrë s’u mund gjersa n’ Argos iu këput filli,

Dhe Skënderbeun që mundi popullin skithian

Atë nga gjithë Azia që jashtë ka nxjerrë ungjillin

O nder I shekullit! Shqiptar, ti trim i ndjerë,

Që shpartallove turqit njëzet edhe dy here

Që gjithë ushtrisë së tyre i kalle lemerinë,

I vdekur do të ishe, atje në varr harruar,

Sikur ky Levardeni të mos i kish fituar

Sërish ato beteja që t’ amshojnë lavdinë.

Pierre De Ronsard (1524-1585) Paris Kryetar i Plejadës, një nga shkollat më të rëndësishme poetike franceze. Nga ky sonet mësojmë sa e rëndësishme ishte epoka e Gjergjit, jo veç për arbërorët, po për gjithë Evropën,

Si Pierre de Ronsard ashtu poeti amerikan Henry Wadsworth Longfellow 1807- 1882.

Bie flamuri i gjysmëhënës,

Dhe turma shikon në vend të kësaj,

Si një ogur në qiell,

Flamuri i Iskanderit fluturon,

Shqiponja e zezë dykrenore;

Dhe një britmë ngrihet lart,

Sepse shpirtrat e njerëzve janë të lodhur nga turqit,…

Për Gjergj Kastriotin u kompozuan dhjetëra e dhjetëra OPERA sa në Madrid, Paris, Fontainebleau Londër, Berlin, Vjenë, Romë, Firences e gjetiu…

Antonio Vivaldi kompozoi operën “Skënderbeu.”

Fakti që Vivaldi zgjodhi Skënderbeun si subjekt të një opere të kompozuar posaçërisht për rihapjen e Teatrit një perlë e Firences me këtë rast të rëndësishëm, vërteton ndikimin që heroi shqiptar ishte ende në botën e qytetëruar, gati 300 vjet pas jetës së tij heroike.

Arkivuar sot në Bibliotekën e Bulonjes!

Një tjetër Operë e titulluar “Skënderbeu” nga kompozitori francez François Francouer, ishte dhënë në shfaqje të porositur përpara madhërisë së tyre Mbretit Louis XV dhe Mbretëreshës Maria Charlotte (Leszcynska) të Francës në Fontainebleau më 22 tetor 1763. E gjithë opera ka mbijetuar, duke përfshirë një version origjinal, “libreté” dhe partitura muzikore. Punimet e plota ruhen në bibliotekën e Parisit.*

Barleti, humanisti Dhimitër Frängu, Naimi dhe e tërë një plejadë e krijuesve shqiptarë dhe jo veç, për Gjergj Kastriotin u shkruan, u pikturuan edhe shumë vepra nga historianë, shkrimtarë, poetë e Mjeshtër arti gjitha andej që dëshmohet sot me pranin e tij në metropolet e botës!

Kalorës i shpëtimit, Gjergj Kastrioti, heroi kombëtar, udhëheqës ushtarak, politik e diplomatik.

N ’emër të LKSHM-së dhe n ’emrin tim ju dëshiroj çaste të këndshme “Pranvera e Vjenës- 2023”!

Vjenë, 30/04/2023