Monografia “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” e autorit gazetarit e publicistit tonë Nuhi Bytyçi, do të promovohet edhe në Austri.
Të shtunën, më 22 qershor
në orën 16:00 në Schmölzergasse 14,
8020 Graz
kjo monografi do të promovohet nën organizimin e Unionit humanitar shqiptar dhe në bashkëkordinim me Këshillin Koordinues të shoqatave shqiptare të Steiermarkut të Austrisë.
Ndësa, të dielen më 23 qershor në orën 18:00 nën organizimin e komunitetit shqiptar të Linzit, monografia kushtuar jetës dhe veprës së akademik Gazmend Zajmit do të promovohet në Restoranin “Ballkani” në Wiener Strasse nr. 6, 4020 Linz.
Në të dy këto aktivitetet promovuese do të marrë pjesë edhe autori, gazetari e publicisti Nuhi Bytyçi, i cili do të zhvillojë në bashkëbisedim të hapur me pjesëmarrësit. Ndërsa, me reçensionet e tyre për monografinë do të paraqiten figurat eminente të kulturës dhe artit të shqiptarëve në Austri.

























