MEN-DIM
Nga Xhelal Hoxha
Ata që mendojnë e thonë:
se bota sillet-rrotullohet rreth tyre
Ndërsa, jo ata rreth botës dhe të tjerëve
Ata-to gabojnë shumë rënd
për vete dhe për gjithkënd!”.
Kur njeriu ka shumë shokë?
Kur mendtë i ka në kokë?
Dhe jo poshtë ndër këmbë
Ndonjëherë, pak , nga pak…
mundohet që ta han veten me dhëmbë!
Njeriu, që është dhe mbetet, njeri:
luftën më të madhe shpesh here e bënë me veten e tij!
Mirëpo, pa asnjë mëdyshje do të thotë:
Nëse unë dua që të bëhem thjesht; “s’i një gal aksi,
një yll drite, e ndriçues disi”,
për çdo njeri dhe për liri
Ndërsa, do s’i do, për të tjerët,
nuk do të shndris e s’bëj dot dritë assesi?
Atëherë, nuk do të jem vet vetja
dhe as i dobishëm për njerëzi…
Por, do të isha krejt i kotë:
për në jetë, dhe në këtë botë!


























