Këshilli Federal mund të shpallë masa të reja të sot. Një konferencë për shtyp është planifikuar për në orën 2:30 pasdite, në prani të Alain Berset, Viola Amherd dhe Ueli Maurer.
Pas Jurës, Gjenevës dhe Neuchâtel, kantonet e Vaud dhe Fribourg njoftuan të martën mbylljen e restoranteve, bareve, kinemave, muzeve, nga e dita e mërkure 4 nëntor deri më 30 nëntor.
10,073 raste të reja të koronavirusit në 24 orë.
Zvicra ka 10,073 raste shtesë të koronavirusit sot e mërkure, brenda 24 orësh, sipas shifrave nga Zyra Federale e Shëndetit Publik. 73 vdekje shtesë dhe 247 pacientë u shtruan në spital, njofton gazeta Le Temps.
MLH

























