Të premten u shënua Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, e cila edhe në Kosovë, u përcollë me disa aktivitete të ndryshme. Njëherit, është bërë e ditur se gjendja e lirisë së shprehjes në Kosovë vazhdon të mbetet brengosëse, ku sulmet fizike, kërcënnimet verbale, lincimt dhe pengimet e kryerjes së detyrës, vazhdojnë të jenë vetëm disa nga pengesate shumta me të cilat ballafaqohen gazetarët tanë, gjatë cdo ditë të punës së tyre.
Sipas një raporti të se përditshmes “Koha Ditore”, është thënë se vetëm në dy vjetët e fundit, janë regjistruar 42 raste me sulme fizike dhe dëmtime të pronës ndaj gazetarëve. Ndërkohë që në Kosovë, për të shënuar këtë ditë, u organizuan tryeza diskutimi e aksione simbolike.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka nisur aktivitetet me një aksion simbolik, ku përmes një audioincizimi janë shpalosur shprehjet fyese të politikanëve ndaj gazetarëve që janë bërë gjatë këtyre viteve. Ky instilacion artistik i vendosur në qendër të Prishtinës dhe i konceptuar nga artisti Driton Selmani “paraqet një realitet të gjuhës dhe mendimit që përdorin njerëzit e politikës”.

























