Shoqata Parandalo, në kuader të projektit pjesë të departamentit të policisë të Kantonit Baselstadt “Ndalo dhunën” organizon ligjeratë me temën “ Dhuna në Familje” si një nga dukurit më të përhapura dhe një nga krimet më të paraportuara në shoqërin tonë, Dhuna në familje është një dukuri negative që është trajtuar më së shumti si një problem individual, që konsiderohet se i përket vetëm anatrëve të familjës dhe jo shoqërisë.
Kjo dukuri negative e cila po merr përmasa të paparashikuara me pasoja fatale mund të ketë sukese në parandalim me një vetëdijesim, diskutim të hapur dhe me një sensibilizim të mbarë shoqërië sonë. Duke raportuar dhunën, jo vetëm nga personi i prekur, por edhe nga ata që kanë dyshime se ka elemente të dhunës të fqinjët, te shoku, shoqja, ju mundë të ndihmoni shumë, nëse flisni, e dëgjoni dhe e informoni personin e prekuar apo të dyshuar. Shumë nga ne mundë të kenë frikë të bëjnë një hap të tillë , ngase mendohet se mund ta përkeqësoj situatën. Nëse ne si shoqëri dhe persona juridik nuk reagojmë atëherë e mbrojmë personin që është i dhunshëm. Parandalimi i dukurive negative është përgjegjësi shoqërore.
Për të gjitha këto informacione dhe një debat interaktiv mund të mirrni pjesë në ligjeratën që do të mbahet:
të dielen, me 11.06.2023 prej orës 14.00- 16.00
Ligjeruese Imma Mäder, specialiste nga Policia Kantonale Baselstadt si dhe udhëheqëse e Projektit “Ndalo Dhunën” nga Kt. Baselstadt.
Moderimi Drita Ibrahimi-Parandalo
Vendi: Quartiertreffpunkt-Klyck, Kleinhuningerstrasse 205, 4057 Bazel
Kjo Ligjerat informative mbështetet nga Zyra Kontonale për Integrim dhe diversitet e Bazelit dhe GGG-Migration-Baselstadt.
Për Informata më të hollësishme mund të kontaktoni në:
E-mailadresën: info@parandalo.ch apo në:
Tel. 079 771 67 04 dhe
076 410 11 10
Ju mirëpresim….


























