20.9 C
Zürich
Dienstag, September 15, 2026

Liga e Reumës Bern dhe Obervallis LËVIZJA është mjekësia më e mirë

Lëvizja ndikon pozitivisht në mirëqenien psikologjike dhe cilësinë e jetës. Me stërvitje të rregullt, ne fitojmë forcë, qën-drueshmëri dhe lëvizshmëri për jetën e përditshme. Aktiviteti sportiv është një investim për të ardhmen: na ndihmon të plakemi të shëndetshëm dhe në formë.

Prandaj, Liga e Reumës e Bernit dhe Oberwallisit ofron një gamë të gjerë kursesh lëvizjeje – në tokë dhe në ujë.

 «E vlerësoj shumë ofertën e larmi-shme – edhe pse nuk vuaj nga re- uma», ose «Për mua, jo vetëm lëvizja ka rëndësi, shoqërimi është po aq i rëndësishëm»: Këto dhe citime të tjera i dëgjojmë shpesh nga pjesëmarrësit e kurseve. Stërvitja në grup dhe nën drejtimin e ekspertëve na motivon dhe na argëton, koha kalon pa u ndier. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për AquaFit në ujë apo Osteogym në sallë – lëvizja i bën mirë trupit dhe shpirtit. Anëtarët e Ligës së Reumës Bern dhe Oberwallis përfitojnë nga çmime më të ulëta dhe përjetojnë zbritje të tjera.

Liga e Reumës Bern dhe Oberwa-llis është një shoqatë jofitim-prurëse, e themeluar në vitin 1935 dhe sot mbështetet nga rreth 2200 anëtarë. Ajo angazhohet për përmirë-simin e gjendjes shëndetësore të njerëzve – me dhe pa reumë – për rritjen e kom- petencës shëndetësore, për paranda-limin e sëmundjeve reumatike dhe lehtësimin e pasojave të tyre.

Përveç kurseve të lëvizjes në të gjithë kantonin Bern dhe në Oberwallis, informimi dhe këshillimi janë pjesë e veprimtarisë thelbësore të organiza- tës. Në Ligën e Reumës Bern dhe Oberwallis, Njerëzit me aftësi të kufi-zuara shëndetësore marrin ndihmë përmes masave mjekësore, terapeu-tike, sociale dhe parandaluese. Ekipi përfshin një fizioterapeute, një ergo-terapeute dhe dy punonjëse sociale. Ekziston mundësia për të marrë mjete ndihmëse në zyrën qendrore. Një përzierje e larmishme aktivitetesh (ligjërata, ekskursione, edukim për pacientët, javë lëvizjeje etj.) plotëson gamën e shërbimeve të ofruara.

Rheumaliga Bern und Oberwallis
Holzikofenweg 22
3007 Bern
031 311 00 06
info.be@rheumaliga.ch
http://www.rheumaliga.ch
www.rheumaliga.ch/be

Veranstaltungen
Aktuelle Termine, alle Kurse sowie weitere Informationen entnehmen Sie bitte immer unserer Webseite.