Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih
Musa Jupolli: UÇK – lindi nga dashuria e madhe e kombit tonë liri e atdhe!
Në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih u mbajt ceremonia përkujtimore dhe promovimi i librit “Agimi i Lirisë” të autorit Bedri Tahiri, kushtuar dëshmorit të kombit Agim (Rrahim) Ramadani, me rastin e 27-vjetorit të rënies së tij heroike.
Ngjarja u organizua nën patronazhin e shefit të misionit, z.Vigan Berisha, në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë dhe mblodhi personalitete të shumta nga jeta diplomatike, shoqërore e kombëtare.
Falënderim i veçantë për të gjithë të pranishmit që nderuan këtë përvjetor të shënuar dhe veprën kushtuar dëshmorit të lirisë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!






















































