14.5 C
Zürich
Freitag, September 18, 2026

Kuvendi i Ferizajt i mbajtur më 1908

Kuvendi i Ferizajt i mbajtur më 1908, hekurudha dhe rishpallja e kushtetutës së vitit 1876

Kuvendi i Ferizajt u mbajt, më 14-23 korrik të vitit 1908, në Ferizaj. Tubimin e parë për mbajtjen e Kuvendit të Ferizaj, delatët shqiptar e bënë më 14 korrik të vitit 1908. Në këtë Mbledhje delegatët u shprehën kundër ndërhyrjeve të huaja, kundër reformave në dëm të shqiptarëve, të cilat do të copëtonin trojet shqiptare, njëherit diskutuan për ndërmarrëjen e masave për mbrojtjen e vendit nga invazionet e mundëshme të jashtëme.

Nga Sami ARIFI

Kryengritësit shqiptar, foto e bërë në vitin 1908

Serbët e Kosovës përmes konsullit serb të dirigjuar nga Serbia, forcat kryengritëse shqiptare në Ferizaj nga 5-23 korrik të vitit 1908, i bëri përmes disa krerëve shqiptarë të paditur që i besonin Serbisë, kryengritësit shqiptarë të ktheheshin në anënë refuzuese, si thuhej kundër ndërhyrjes gjermane, pra, propaganda serbe dhe e shqiptarëve nga radhët e myslimanëve fanatikë kishte rënë në një pikë që të bashkohej me atë të xhonturqve dhe të serbëve, në kundërshtimin e hekurudhës evropiane, që lidhte trojet shqiptare me rrugë hekurudhore. Kjo propagand ishte kryekput në favor të Serbisë, sepse Austro-Hundaria, që në atë kohë administronte Sanxhakun, ishte pykë në lisë për Serbinë, nga se mbante të ndarë Serbinë nga Mali i Zi, ndonëse ato ishin tejet kundërshtuese dhe shpërputhëse me përpjekjet e shqiptarëve përballë interesave serbe, për nga synimet dhe qëllimet me njera tjetrën që kishin shtetet fqinje ndaj shqiptarëve… Pra, për të iu larguar dhënjes informatave konsullit serb në Prishtinë, nga ana e disa krerëve kryengritës të paditur që i besonin Serbisë se do të iu ndihmojë shqiptarëve, Haan Prishtina zhvendosi kryengritësit nga Prishtina në Ferizaj për t’u mbajtur Kuvendi, meqë nga Ferizaji informatat shkonin në kunsullin serb më ngadal se sa Kuvendi të ishe mbajtur në Prishtinë. Marrë nga libri Ma. Sc. Sami Arifi «Rrënjët dhe Trungu Ynë», Prishtinë,2021, fq,87

Më 15 korrik të vitit 1908 u mblodhën në Ferizaj Kuvendi me krerët e sanxhakut të Prishtinës dhe të krahinave të tjera veriore shqiptare midis të cilëve ishte ideologu dhe intelektuali Hasan Prishtina, Idriz Seferi i cili njihet edhe si organizator, Isa Boletini, Bajram Curri, Ferat Draga, Sylejman Agë Batusha, Qerim Mahmut Begolli, Jahja Beu dhe Rasim Agë Prizreni, Mustafa Lita, Ramadan Zaskoku, Islam Pira nga Pozherani, Fuat Pasha, Zenel Agë Alushi, Zejnullah Beu dhe Abdyl Kadri Efendiu, Murat Aga, Jakup Beu e të tjerë.

Kryengritësit kërkuan reforma që e bëjnë popullin shqiptar dhe popujt tjerë të barabart me popullin turk në Turqinē Evropiane të kohës. Konsulli serb në Prishtinë, dr. Peçanaci, duke u mbështetur në burime që merrte ai i shkruante Qeverisë së Beogradit, mē 15 korrik 1908, se Kuvendi në Ferizaj kishte kërkuar edhe çështjen e autinomisë së Shqipërisë dhe se pritej të merrej vendimi për këtë.

Pas tri javë përpjekjesh turqit e rinj arritën të tërhiqnin kryengritësit shqiptarët të grumbulluar në Ferizaj në Revolucionin e korrikut të vitit 1908. Për këtë ndikoi qëndrimi i përgjithshëm i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (LKSH), i Komiteteve dhe i Çetave të Armatosura Shqiptare që tani më ishin bashkuar me Revolucionin xhonturk. Vendimi përfundimtar për t’u bashkuar me Revolucionin xhonturk u mor më 20 korrik, pas diskutimeve që krerët shqiptarë kishin bërë në mbledhjet e fshehta, Kuvendi i Ferizajt i dërgoi sulltan Abdyl Hamitit një telegram që kërkon rivendosjen e menjëhershme të kushtetutës së vitit 1876 si dhe mbledhjen e parlamentit, pra të vendosej regjim monarkist kushtetues e parlamentar.

Masa prej 30.000 vetash të armatosur në Ferizaj mund të marshonte drejt Shkupit, Selanikut e Stambollit, nga kjo u shqetsua, jo vetëm sulltani, por, edhe xhon turqit që vetë i kishin nxitur shqiptarët të bashkoheshin me ta.

Më 23 korrik repartet kryengritëse, të përshëndetura nga popullsia hynë në Selanik, në Manastir dhe në qytete të tjera, ku “në emër të ushtrisë dhe të popullit” shpallën rivendosjen e kushtetutës së vitit 1876.

Në rrethanat kur administrata osmane në Rumeli ishte shthurur dhe zotër të situatës ishin bërë xhonturqit, si edhe përballë rrezikut të një sulmi të ushtrisë kryengritëse kundër Stambollit, Abdyl Hamiti u detyrua të pranonte, natën e 23-24 korrikut, shpalljen e kushtetutës së vitit 1876 dhe rivendosjen e rendit kushtetues.